Pas muajsh në arrati, Partia Demokratike denoncon rishfaqjen e Klement Balilit në territorin shqiptar.
I njohur ndryshe si Eskobari i Ballkanit, Balili është person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge.
“Dëshmi nga vendngjarja konfirmojnë se sot në mesditë, në kompleksin Sejko në Sarandë është shfaqur Klement Balili, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge”.
Denoncimin PD e shoqëron dhe me dy foto ku pretendon se Klement Balili shfaqet mbi një skaf, duke shijuar ditët e nxehta në det.
Sipas PD, “ky fakt dëshmon se Edi Rama jo vetëm i siguroi arratinë dhe shpëtimin prej aksionit ndërkombëtar të DEA-s amerikane, policisë greke dhe belge, por po i ofron edhe më shumë garanci e paprekshmëri që ai të bëjë dhe pushime pa i hyrë ferrë në këmbë”.
Referuar dëshmive nga vendngjarja, deklaron se Eskobari i Ballkanit – siç e cilësoi rrjeti televiziv amerikan CNN – ishte nën shoqërinë e një drejtuesi të lartë të policisë.
“Edi Rama që po pushon disa kilometra më tej duhet tju shpjegojë shqiptarëve: Cfarë po bënte, Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Rebani Jaupaj në resortin turistik ku po pushonte i këkuari ndërkombëtar për trafik droge, Eskobari i Ballkanit, Klement Balilaj?”
“Opinionit publik, nuk i nevojitej edhe një fakt më shumë për të kuptuar shpartallimin që Edi Rama i ka bërë rendit, sigurisë dhe Policisë së Shtetit, nëpërkëmbjen e burrave e grave në uniformë, me drejtues që ruajnë parcelat me drogë, që vjelin 30 përqindëshin, e që bëjnë pushime me trafikantët” thekson PD.
Por i menjëherëshëm ka qenë edhe reagimi i familjarëve të Balilit.
“Këto janë foto të para tre viteve. Eshtë një skaf që është shitur prej shumë vitesh dhe gjithçka që thuhet në makinerinë e propagandës së PD nuk është e vërtetë. Kjo çështje takon organeve të drejtësisë tashmë, dhe nuk kemi ndërmend të merremi me çdo lloj shpifje të Partisë Demokratike” reagojnë ata

Familjaret jane shume te sigurte se Eskobari eshte i siguruar…Shikoni ndoshta eshte me Toni Blair?
po ku ka rob qe ta besoj qe ky tipi eshte ne kerkim nderkombetar dhe nuk eshte i ndihmuar nga policia shqiptare deri sa nuk eshte kapur.vetem miopet