Drejtuesit më të lartë të Partisë Demokratike dhe ata të grupimit “Dhjetor 90”, vendosën këtë të premte ngritjen e një komisioni organizativ për përkujtimin e 25-vjetorit të krijimit të kësaj partie.
Sipas një njoftimi për shtyp nga selia blu, nisma synon të risjellë në kujtesën e shoqërisë shqiptare momentet dhe mesazhet kryesore të ndryshimit historik të Shqipërisë, konkretisht rënien e komunizmit.
“25 vjetori i Lëvizjes Studentore, që u finalizua me legalizimin e pluralizmit politik dhe me lindjen e Partisë Demokratike, do të jetë një moment i bashkimit të të gjithë protagonistëve të atyre ditëve historike, ku çdo qytetar protagonist qendror dhe periferik do ta ndjejë veten pjesë të atij ndryshimi të madh që ndau Shqipërinë nga diktatura më e egër e lindjes komuniste dhe e orientoi vendin drejt vlerave të lirisë, drejt Europës”, thuhet në njoftimin për shtyp.
Në të saktësohet se pjesë e këtij komisioni organizativ do të jenë drejtues të Lëvizjes Studentore, ish-studentë, pedagogë, intelektualë, etj.
Komisioni do të përgatisë kalendarin e aktiviteteve që do të zhvillohen më 8 dhe 11 dhjetorin e ardhshëm, data këto që përkojnë me Ditën Kombëtare të Rinisë dhe atë të themelimit të PD.

Ai dhjetor do te kujtohet ashtu si festonin fashistet marshimin mbi Rome,qe solli ne pushtet Musolinin.Maloku qe vodhi endrren e studenteve paste fatin e Mussolinit!
Pd-ja po largohet dita ditës nga aktualitetet e katundarve.
Ishallah,eshte viti i fundit i ekzistences se pd-ke si parti.Ajo,per te keqijat qe i ka sjell ketij vendi,duhet te dal jashte ligjit.Eshte parti terroriste.Ajo parti nen udheheqjen e Sali Berishes,ka bere vetem shkatrrime totale,korupsion galopant,dhe ka demtuar rende demokracine.Te githeve na kujtohet fillimet e viteve 90 kur erdhi pd-ke qe nuk la gje pe djegur e pa shkaterruar,zhduku çdo gje me moton ti çojme ne zero se jane te Enver Hoxhes.Dora shkatrrimtare e saj nuk u ndal.U dogjen tren,stacoine fabrika,uzina gjigande si azotiku i Fierit etj vepra,u pren ullinjet 20 vjeçare se ishin mbjell ne kohen e Enverit.Shikoni o njerez se çfare kafsherie,e çfare baderdie kane bere.U zhduk çdo gje qe ishte ngritur me punen,djersen e popullit shqipetare.Sote ti thuash pd-ke bravo,te lumte qe ke bere keto,se pabere keto,nuk mund te zhdukej sistemi komunist,do te thote te jesh armikmi betuar i gjithe shqiperise.Prokuroria nuk duhet te beje sehire per kete gjem te madhe qe i ka sjell udheheqja e pd-ke vendit ton.