PD: KQZ të përgatisë infrastrukturën për zgjedhje

Edona Llukacaj

Nëpërmjet një deklarate për mediat, Partia Demokratike ka reaguar zyrtarisht në lidhje me zgjedhjet e 13 tetorit.

Duke theksuar se dekreti i presidentit është i vetmi akt me fuqi kushtetuese, PD deklaron se KQZ është e detyruar të përgatisë terrenin për zhvillimin e zgjedhjeve më 13 tetor.

Duke mosdeklaruar nëse kjo forcë politike do hyjë ose jo në këto zgjedhje, PD thotë se moszbatimi i i dekretit tregon se edhe KQZ kontrollohet nga kryeministri.

Deklarata e plotë:

I vetmi akt me fuqi kushtetuese në lidhje me zgjedhjet është dekreti i Presidentit për zhvillimin e zgjedhjeve më 13 tetor. Është detyrim i pashmangshëm dhe i padiskutueshëm i KQZ-së dhe institucioneve të tjera shtetërore të përgatisin infrastrukturën për këto zgjedhje.

Me moszbatimin e Dekretit të Presidentit, KQZ vazhdon t’i shërbejë pushtetit ilegjitim të Edi Ramës. Refuzimi i KQZ për të zbatuar Kushtetutën rikonfirmon se Edi Rama kontrollon në mënyrë të paligjshme atë dhe çdo institucion tjetër.

PD paralajmëron shërbëtorët dhe kamikazët e KQZ se shpejt do të mbajnë përgjegjësi penale për aktet kriminale me të cilën dhunojnë Kushtetutën dhe ligjet e vendit.

e.ll./dita

Share This Article
2 Comments
  • Por a do te hyje PD ne “zgjedhjet” e 13 Tetorit me Ramen kryeminister? Sepse PD beri protesta dhe deklaronte se nuk hyme ne zgjedhjet e 30 Qershorit pa qeveri teknike,nuk hyme ne bisedime me Ramen Kryeminister?Tani Rama eshte perseri kryeminister si ne 30 Qershor ashtu dhe ne 13 Tetor ! Si duket dceklaraten e kane bera ata qe nuk jane me pushime ne Bregdet !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *