PD kundër Arenës Kombëtare: Projekt klientelist, do ta anulojmë!

redaktor

Partia Demokratike e cilëson korruptiv, klientelist dhe zotohet se do ta anulojë projektin për stadiumin e ri kombëtar, i prezantuar një ditë më parë.

Sipas opozitës, projekti i prezantuar fsheh në vetvete qendra të mëdha biznesi dhe të tregtisë dhe jo vetëm kaq.

“Përveçse e kthen stadiumin në qendrën më të madhe tregtare në kryeqytet, plani i Edi Ramës parashikon edhe ngritjen e një kulle të tmerrshme betoni, po aq korruptive dhe klienteliste. Mirëfilltazi kemi të bëjmë me një aferë financiare dhe jo me një arenë sportive”, deklaroi zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa.

Sipas opozitës, projektit i mungon transpranca dhe konsultimi publik, fakt që PD thotë se e ka denoncuar që në janar të këtij viti.

“Por në fshehtësi të plotë Edi Rama ka vazhduar me këtë plan antisportiv në fakt, që futbollin e ka si mbulesë për pazarin e madh me qendrën tregtare”, thotë Zhupa.

PD ka kërkuar prej investitorëve privatë që mos e mbështesin këtë projekt, që zotohet se do ta anulojë me të ardhur në pushtet.

“E ritheksojmë se është në riskun e tyre personal dhe në përgjegjësinë e tyre nëse hedhin para, në këtë projekt të Edi Ramës, që e trajton stadiumin si pronën e tij”, thuhet në deklaratën e demokratëve.

Share This Article
1 Comment
  • Po qe se ky projekt nuk ka piste olimpike atletike,te anullohet,sepse ka lindur sakat.Specialistet e sportit mos rrijne si hu gardhi por te kerkojne pisten e atletikes,sepse Shqiperia nuk eshte Anglia qe i ka mundesite te kete stadiume specifike!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *