Pasi lejoi lulëzimin e universiteteve private, shumë prej të cilëve pa asnjë kriter, PD ka kundërshtuar vendimin e qeverisë për mbylljen e disa prej tyre.
Nëpërmjet një deklarate për shtyp, PD thotë se me këtë vendim do të shkojnë në universitet 12 mijë të rinj më pak.
Duket se për PD më shumë rëndësi ka sasia e studentëve, se sa cilësia e universiteteve.
“Propagandë e re, zakone të vjetra. Ja çfarë bëri Kryeministri sot, me prezantimin për arsimin e lartë, duke mallkuar çfarë ka ndodhur, dhe duke mos pasur asnjë ide për të ardhmen.
Por më e keqja, me Edi Ramën 12 000 të rinj më pak do të pranohen këtë vit në Universitetet Publike, për shkak të vendimit të qeverisë.
Qeveria ndryshe nga premtimet, nuk po përmirëson kushtet, nuk po ul tarifat e studimit, nuk po pranon më shumë studente, nuk po e çon buxhetin për arsimin në 5%, nuk po rrit financimin për ekselencën, dhe nuk po bën as edhe një investim të vetëm në infrastrukturën mësimore.
Pas 1 viti, arsimi është në udhëkryq. Kemi vetëm demagogji, shfaqje propagandistike, dhe në realitet zhbërje dhe kthim mbrapa”, thuhet në deklaratën e PD-së.
patjeter qe eshte kunder,ska me katunar me diploma jursiti,shesin lopen dhe blene …diploma!
Ka nme gel Argita pa pune…prandaj osht shqetsu PD e Lulushes..!!
nuk duheshin mbyll kto universitete, ky ishte gabim i madh pasi jane goxha njerez te punesuar ne to ..mund te veheshin rregulla te forta por jo te mbyllen…. e ka mendu gje rama ku do i coje te pakten rojet edhe shoferet qe punojne ne keto universitete qe jane shtresa me e varfer,,,apo ka hap shume vende pune ky…pd beri gabim qe i hapi pa kriter por ky duhet ti mbylle gradualisht
Po ato mijera familje qe lene leshte per nje diplome qe s’vlen 2 leke? Po qe keta njerez qe marrin keto diploma fallco dhe i ke te gjithe ne pune ne administrate publike e ata te miret punojne tek privati me 30,000 Lek ne muaj?
Sikur cdo familje t’i mbledh e t’i investoje ne prodhim dhe sherbim do krijoje mijera vende te tjera pune.
as qe besoj se do te mbyllin,do te bejne njesoj si me lojrat e fatit.Se aty fitohet paraja
Shqiptar? Edhe ajo qe thoni ju ekziston si mundësi potenciale!? Në këtë vënd demagogësh patologjikë çdo gjë bën vaki !? Tung!
Vertete shqiptar por mbushi mendjen Tonit qe thote eshte gabim,Anglia me 53 milion banore ka sa gjysmen e universiteteve tona qe jemi a sjemi tani 2 milione.Cdo komune shqiptare i bie te kete nje universitet,ne vitet 90 kishte vetem nje klase per farmaci se aq ishte nevoja e vendit kurse tani ke 40 klasa te tilla,po u vazhdua keshtu Ver LLapa do dali me diplome per filozofi dhe stjuardesat me dipllome per mami,vendi yne po kthehet per boten si vendi i cudirave
fjalimi i Rames sot u ka djegur shume besoj, dhe ky fjalim do te mbahet mend shume gjate ne historine tone po u ruajt e njejta fryme
ME VJEN SHUME KEQ QE MBYLLIN KETO VATRA TE KULTURES
DHE HUMANIZMIT UNIVERSAL.
NJE VEND I RREZATUAR NGA MENDIMTARE GJENIALE SI SHQIPTARET,
NUK KA KUPTIM PA KETO SHPERNDARES SE PERPARIMIT TE VERTETE.
SHQIPERIA PA UNIVERSITETE ESHTE SI LOPA PA CICA.
CFARE QUMESHTI DO TE PINE HAJDUTET PER TU ADMIRUAR.
SHQIPTARI E DI SE ESHTE KOMB I PRAPAMBETUR E INJORANT.
KESHTU QE KOMPLEKSI I INJORANTIT E DETYRON TE TREGOJE
TE KUNDERTEN ME CDO KUSHT.NUK KA FAJ,ESHTE ISTIKTI QE VEPRON.
TO THE HAPPY FEW.
Kundërshtimi i pëdësë për mbylljen e univ.private shpjegohet fare thjesht,-në këto universitete diplomoheshin kontigjentet e saj për administratën publike!? Prandaj kjo injorancë “produkt i diplomave te blera” ishte aq harbute dhe abuzive? Bëje harbutin mbret dhe ke për te hequr të zitë e ullirit!? Universitetet private deri tani kane qénë me pak perjashtime prodhuesit kryesorë te tufave të injorantëve ? Vajza dhe djali i fullanit provuan jashte 21 kolegje e universitete dhe pasi harxhuan mijra dollarë te shqiptarëve u graduan nga universiteti i Çilit !???? Shkurt, u diplomuan injorantët ??? Vërtet shkurtohen mijra vende pune por ama vazhdimi i prodhimit të injorancës do të na jepte ngjyrat e shtetit injorant. Tamam sic e duan serbët te bëhet ketu. Dhe u bë? Kapitalizmi universitar vicidolian na shpuri gati në dyert e ferrit !? Tung!