Partia Demokratike këmbëngul që ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri është i lidhur me trafikun e drogës. Deputeti Alban Zeneli, tha sot se kushëriri i Tahirit e konfirmoi që ministri është i përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm.
“Makinën me imunitet, me të cilën nuk të ndal policia e të hapen të gjitha rrugët, e përdorin herë ata, herë Ministri i Brendshëm. Pra konfirmoi dëshminë e oficerit Zagani, i cili u shpreh se trafikantët që ai vëzhgonte përdornin makinën private të Saimir Tahirit. Habilaj tha vetë se ka pasur probleme me policinë për një shumë të madhe parash. Pikërisht, denoncimi që bëri oficeri Zagani për paratë e drogës”, tha Zeneli.
Sipas tij, Habilaj vërtetoi lidhjen me Saimir Tahirin, si dhe lidhjet që ka me shefin e kufirit të Dhërmiut.
“Pozita e tij është edhe më e rënduar pas dëshmisë së kushëririt, dëshmi që e vërteton katërçipërisht akuzën e rëndë nën të cilën ndodhet ministri i brendshëm. Akuzën për bashkëpunim në trafikun e drogës, akuzë për të cilën ai prej 37 ditësh nuk mban asnjë përgjegjësi, asnjë reflektim, vetëm nxjerr alibi e gënjeshtra që i rrëzohen pas disa orësh. Nuk ka asnjë gomone shpëtimi për Tahirin”, nënvizoi ai. /Dita/
Mos u beni pale me Berishen! Berisha eshte gati te akuzoje edhe Zotin vetem qe te rezoje nga pushteti Ramen! Mjerimi kriminal i ketij njeriu eshte kaq i forte sa ai po ben harakiri per kete gje!