PD: Kuvendi të përjashtojë Ramën dhe Braçen, ofenduan deputetët tanë

redaktor

Partia Demokratike ka mbledhur grupin parlamentar për të diskutuar për situatën e djeshme në Kuvend. Mbledhja është thirrur nga kryetari Lulzim Basha dhe zhvillohet me dyer të mbyllura.

Ditën e djeshme, opozita bllokoi foltoren e Kuvendit, si shenjë proteste për rikthimin e Armando Prengës në Kuvend.

Deputeti Prenga, edhe pse përmes një letre deklaroi se do të largohej nga jeta parlamentare deri në vendimin e Gjykatës ndaj tij, nuk e mbajti fjalën kur dje shkoi me vrap në Kuvend për të votuar dekretet e Presidentit për ministrat e rinj dhe për të regjistruar pjesëmarrjen në Parlament me qëllim që kohëzgjatja e mandatit të shkojë deri në 6 muaj.

Dje, ish-Kryeministri Berisha dhe deputetja Topalli deklaruan se po konsiderojnë mundësinë për të lënë mandatin e deputetit. PD do të vendosë se çfarë masa do të marrë dhe cili do të jetë qëndrimi i demokratëve për situatën e krijuar, të cilët akuzojnë Kryeministrin Rama se ka kriminalizuar Parlamentin e Shqipërisë.

Grupi i PD do të kërkojë gjithashtu që Kuvendi të marrë masa për Kryeministrin dhe deputetin Braçe deri në përjashtimin e tyre, pasi ofenduan rëndë deputetët e Partisë Demokratike.

Nga ana tjetër, edhe PS i ka kërkuar Kuvendit të përjashtohen tre deputetë demokratë për incidentet në Kuvend që qëlluan me vezë Kryeministrin Rama.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *