PD letër Metës, të zgjatet afati i Komisionit për Serverin e Tatimeve

Dita

PD i ka dërguar një kërkesë kreut të Kuvendit, Ilir Meta për zgjatjen e afatit të Komsionit Hetimor: “Për të kontrolluar zbatimin e legjislacionit në fuqi për administrimin e bazave të të dhënave shtetërore tatimore”.​

“Pasi u njohëm nga Kryetari i Komisionit me faktin e skadimit të afatit të veprimtarisë, pa u kokluduar me të gjitha pikat e Planit të Hetimit, nga ana jonë u kërkua zgjatja e afatit të veprimtarisë së këtij Komisioni. Kërkesa për miratimin e vendimit të Kuvendit për zgjatjen e afatit të veprimtarisë së Komisionit Hetimor, u paraqit nga grupi nismëtar (Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike)”, thuhet në letrën e Kreut të Grupit Parlamentar Edi Paloka.

Në letër jepen edhe 3 arsyet se përse grupi parlamentar i PD kërkon shtyrjen e afatit të komisionit hetimor:

1-Anëtarët e shumicë parlamentare në Komisionin Hetimor, që përbëjnë edhe shumicën në këtë Komision, refuzuan miratimin e një kerkesë të Komisionit drejtuar seancës plenare për zgjatjen e afatit të veprimtarisë.

2-Përcaktimi i afatit të veprimtarisë së Komisionit është e drejtë ekskluzive e kërkuesit,

3-Çdo pretendim se kërkesa duhet të bëhet detyrimisht nga vetë Komisioni Hetimor (kur kërkuesi nuk disponon as shumicën) është e pabazuar në ligjin nr. 8891/2002 dhe në Rregulloren e Kuvendit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *