Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi dhe anëtari i kryesisë së PD-së Oerd Bylykbashi i janë përgjigjur thirrjes së Prezencës së OSBE-së për zgjedhjet lokale. Të dy njëzëri kanë shprehur bindjen se ky proces është thjesht kalimtar në kushtet e shitblerjes së votës nga bandat e krimit.
Pas takimit me qytetarët e Shkodrës, Kryemadhi bëri me dije se nuk mund të ketë garë pa garantuar më parë zgjedhjet e lira e të ndershme.
“Nuk mund të kesh zgjedhje vendore kur ka një deformim dhe shitblerje të votës përmes grupeve kriminale dhe parave të grupeve kriminale. Zgjedhjet nuk janë gjë tjetër veçse çështje teknike shumë kalimtare. Nëse ne nuk do kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme do të jetë totalisht e pamundur“, u shpreh Kryemadhi.
Ndërkohë Bylykbashi shprehu të njëjtën qëndrim me kryetaren e LSI duke thënë se të fitosh zgjedhjet me bandat e kriminelëve dhe 19 prej tyre t’i bësh deputetë është shembull i keq për rajonin.
“Të fitosh zgjedhjet me bandat e kriminelëve dhe 19 prej tyre t’i bësh deputetë, më pas kriminelët përdhunues vrasës e trafikantë t’i bësh kryetarë bashkish që të kontrollojnë territorin dhe zgjedhjet, ky është shembull i keq për rajonin”
Të mbjellësh me drogë të gjithë Shqipërinë, të përmbytesh me drogë Europën, të shndërrosh vendin në lavatriçe të parasë së drogës, ky është shembull i keq për rajonin.
Të kriminalizosh politikën me paranë e drogës, korrupsionit dhe oligarkisë, të blesh zgjedhjet dhe të kthesh shtetin në parti, duke bërë presion mbi administratën dhe abuzuar me shtetin për të fituar zgjedhjet, ky është shembull i keq për rajonin.
Të kesh prova tëregjistruara për shitblerje vote dhe të pengosh hetimet me Prokuroren e Përgjithshme të Përkohshme, që e ke vënë me votat e tua, ky është shembull i keq për rajonin.
Të zhvatesh çdo para dhe pronë publike për t’ia dhënë oligarkëve që të financojnë, ky është shembull i keq për rajonin. Të kapësh sistemin e drejtësisë duke deformuar dhe korruptuar reformën në drejtësi, që të emërosh ushtarët e tu në organet e drejtesisë që, më vonë të të mbrojnë kundër hetimit penal për zullumet e tua, ky është shembull i tmerrshëm për rajonin.
Të mos reagosh, të mos thuash gjysëm fjale për të gjitha këto, të mjaftohesh vetëm me përmbledhje ekzekutive raportesh dhe të relativizosh problemet e rënda, është nje shembull i keq për të gjithë.
Të reagosh duke e refuzuar këtë sistem të kalbur dhe të dalësh në protestë për të kërkuar zgjedhje të lira e të ndershme, ky është një precedent që i bën mirë rajonit, sepse i tregon kujtdo që kërkon të bëhet kryeminister, se çfarë ndodh, nëse qeveris si Edi Rama”, shkruan Bylykbashi.
b.b/dita

Bej zullume sa t’ju vije SPK !
Qe tani i kini mbushur breket!
Ju tmerron Edi Rama ,ju del ne enderr se ka mbeshtetje gjithepopullore mbi 70% te elektoratit dhe kjo eshte shkaku qe ju nuk mund te lozni futboll me nje ekip qe ka Ronaldon politik brenda. Dhe ne 2021 dhe ne 2025 jeni te humbur. Ky popull do ja nxjerre per hundesh cizmen Nafije Dybekut te leshitlikes
Eshte me se e vertete zgjedhje me banda e kriminele nuk behen!!!
Fidel Rrocka simboli i krimit eshte “engravuar” te surrati Mones dhe Salehut o te shplafte purtha trute.
Vlora 912 , nuk ka asnje lidhje me rilindasit trushpelare te sotem , mbaje mend o komsomolas i rilindjes bolshevike!!!
Opozita Hallakatja e Madhe!!!
Oj surratja e Like florinit.Po pse e si e quani veten kur nuk keni asnji nga keto qe i detyroni t’iu vijne nga pas bashke me ju te dyve deputet.Opozite protestuese pa asnji deputet me vejne te qeshi e te gajasem vesh e m’vesh.Nji opozite koti si qejt e rrugave pa aspak vlera.Kush m.ti ju njeh qe te jeni dicka.Kur nuk jeni asgja.
tani Nafije Dybeku meqenese ka filluar te flase shume per zotin te shkoje ne Skrapar dhe te hape nje teqe si Leonora dhe bashke me sharebajgat e leshitlikes te beje ritualet e zakonshme per lristat e leshitdhise perpara se shkojne per trajnim ne haremin veror te Jales . se mos dhe nxjerrin ndonje leke kur te vijne militantet tek teqeja e Nafije Leonores
Me fal o ti Oerd, keni kohe qe thoni 19 kriminel…Ka mundesi ti numerosh me emer dhe mbiemer se kush jane?…O zoti Bylykbashi, nuk e di nese e shikon mesazhin tim ose nese dikush ja thote atij ose Mones. Nese ata numerojne 19 kriminel ne parlament, une jam i pari qe do ti besoj dhe do te reshtohem me ta, ne te kundert te mbyllin gojen se mjaft helmuan njersit me idiotesi.