Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike dhe i Lëvizjes Socialiste për Integrim, do të zhvillojë një mbledhje të përbashkët. Sipas mediave mbledhja do të zhvillohet sot në orën 15:00 në kryesinë e kuvendit.
Nuk dihet se çfarë vendimesh do të merren në mbledhjen e përbashkët. Ky zhvillim vjen në kohën kur flitet për ftohje të marrëdhënieve mes dy liderëve të forcave politike.
Kujtojmë që hera e fundit që dy forcat politike janë parë bashkë, ka qenë në protestën e 27 janarit.
o.j/dita
