PD mbledh Konventën për të diskutuar mbi punësimin dhe paga më të larta, ndërsa kryeministri Berisha njofton përmes Facebook-ut për aktivitetin e partisë së tij, kryesocialisti Rama thotë se ky është një tjetër kopjim i strategjisë së Partisë Socialiste për të njohur qytetarët me programin. Në njoftimin e tij në Facebook, Berisha përsërit premtimin për 250 mijë vende të reja pune dhe rritje të investimeve, premtime që sipas socialistëve janë bërë që edhe në 2005 dhe 2009, por shumica e tyre janë ende të parealizuara.
“Krijimi i vendeve të reja të punës, kryefjala e programit tonë!
Të dashur miq! Sot mblidhet Konventa e Partisë Demokratike për punësimin dhe paga më të larta. Shëndeti, familja dhe puna janë tri bekimet e mëdha të Zotit për njeriun e lirë. Në 4 vitet që shkuan, zgjerimi i lirisë ekonomike, përmirësimi i ndjeshëm i klimës së biznesit, anëtarësimi në NATO bënë të mundur që në Shqipëri të investohen në industri, telekomunikacion dhe teknologji të lartë, hidroenergji, turizëm, infrastrukturë, bujqësi dhe degë të saj, nga investitorë të huaj e vendas dhe buxheti i shtetit rreth 12 miliard dollarë, me të cilat u krijuan 200 mijë vende pune, çka sipas Komisionit Europian bëri që Shqipëria të ketë një rritje ekonomike 4 herë më të madhe se sa rajoni dhe të jetë vendi i vetëm që nuk pati rritje por ulje të papunësisë.
Ne jemi ndryshimi! Ne 4 vitet që vijnë në do të krijojmë 250 mijë vende pune. Ne do ta arrijmë këtë me rritjen e investimeve të huaja me 30%, pra nga 4 në 6 miliard dollarë. Katër vitet që vijnë vetëm në kaskadën e Devollit, TAP dhe gazifikimin e vendit do investohen mbi 2 miliardë dollarë. Po kështu do rriten me 30% investimet e sektorit privat, vendas dhe atij publik. Ne mbajmë premtimet tona! Sb”, shkruan Berisha. Ndërkohë, po përmes rrjeteve sociale vjen edhe reagimi i Ramës.
“Sot vetëm orën nuk kanë kopjuar për konventën e programit:-) Sa më shumë kopjojnë, aq më fort vulosin programin tonë #Krenar për PS #RILINDJE. Keni hapur 200 mijë vende pune, si thoni ju apo keni humbur në 4 vjet 51 mijë si thotë INSTAT-i juaj? Le të bëjmë një debat e ta shohim këtë!”, shkruan Rama.
Pse nuk thua qe do mbledhesh kopene e horrave dhe hajduteve.Ja kalove Dulles por tani pse mban antiplumb?.Ke filluar te shkosh anash .Me 24 Qershor bohu gati per ke 313.