Kur kanë mbetur pak më shumë se 24 orë nga përfundimi i afatit ligjor për regjistrimin e koalicioneve, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, në cilësinë e negociatorit, fton të gjitha partitë e djathta dhe të qendrës t’i bashkohen koalicionit të PD.
“Ftoj të gjitha partitë e djathta dhe ata të qendrës së djathtë. Jemi të hapur për të gjithë ata që ndihen të djathtë. Negociatat do të vazhdojnë sot pasdite dhe nesër në mëngjes”, tha Bode.
PD, negociata me aleatët, krerët e partive të vogla në selinë blu
PD mbledh aleatët në selinë blu. Kryetarët e partive të vogla janë mbledhur sot në mesditë në selinë e PD, për të nënshkruar një marrëveshje parazgjedhore. Pas konfirmimit të aleancës nga PR, PDIU, PKD etj., të tjera parti të vogla po zhvillojnë një takim me negociatorët e PD-së për koalicionin, Ritvan Bode dhe Oerd Bylykbashi.
Në selinë e PD-së kanë mbërritur sot kreu i Lëvizjes së Legalitetit, Ekrem Spahia; Lufter Xhuveli i Partisë Agrare Ambientaliste, Adriatik Alimadhi i Ballit Kombëtar dhe kreu i Lëvizjes Shqipëria e Re, Edmond Vlashaj.
Ndërkohë, një ditë më parë është arritur marrëveshje me BLD-në e Arjan Starovës, Aleancën Demokratike të Arben Demetit, PBKD-në e Artur Roshit dhe Partinë Agrare Ambientaliste të Lufter Xhuvelit.
Në krahasim me dy vite më parë, koalicionit të djathtë i mungojnë dy parti: Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia e Personave me Aftësi të Kufizuara. Ndërsa dy prurjet kryesore të koalicionit që do të drejtohet nga Partia Demokratike, janë Lëvizja për Zhvillim Kombëtar dhe Partia Demokristiane e Nard Ndokës.
doktorr garngrena po bien ne shehedet siduket ju jane kethyer ne mankth te ndierit haklajt keto kohet e fundit ,o doktor car ke qe je mezit te ka mbaruar haloperidoli…
Heu, po pse gjalle qenka akoma Lufter Xhuveli ????
Hajde Xhuvel hajde. Mire ta kendoi Ben Duka. “Ku ti kerkoj rrenjet e tua Xhuvel”
Ah mor berishe do shkosh per lesh
Bode,juve,Partia Demokratike,nuk jeni te djathte,biles e urreni te djathten tradicionale shqiptare…Juve jeni nje grup hajdutesh dhe kriminelesh,uzurpatore dhe mashtrues te popullit shqiptar pa dallim,te se djathtes tradicionale,pronareve te vertete,te perndjekurve politike ne vecanti…Turp ! Jazek !
U shofte rraca juaj…!
Pa respekt nga nje ish ponar dhe ish i perndjekur politik nga shkodra…
TOPI PO TI BASHKOHET ORIGJINES SE TIJ ATJE KU KA PUNUAR ESHTE ME SE E ARESYSHME QE TA BEJ.
Kur u bo dhe Bodja i dhjathte, kete se arrij ta kuptoj, nga ish familje yzmeqari tani na del bej.
Bode lexo (Bole). ka mbledhur per te nenshkruar ne seline e PD, parti me ” potencial te madh ” ne spektrin politik te krahut te djathte , me perfaqesues si Xhuveli, N. Nokja, Starofka, Medeti, Vlashka et j mostra qe kur mbledhin forumet e partive te tyre qe gjoja drejtojne kane si pjesmarres miqte e miqve te shokeve te tyre, si dhe banore te lagjes ku jetojne. Ku qenka katandisur e djathta Shqiptare, qenka bere legen i cpuar. KQZ e Partise Demokratike duhet t’u verifikoje ketyre partive anetaresine dhe t’ i denoncoje ne Prokurorine e PD te Kryetari i saj Kosi me Uje. T’u vije turp ketyre kryetareve, me elektorat fantazem, vetem e vetem qe te marrin ndonje post z/ministri a drejtor i ndonje insitucioni. Ne zgjedhjet e kaluara N. Noka nuk kishte marre as votat e familjes se tij, te cilet kishin votuar per Shokun Sali Bisha. Qari i se majtes qe nuk do te kete kundershtar ne keta zgjedhje