PD mbledh grupin parlamentar, zbulohet vendimi. Ç’do bëhet sot në Kuvend

Ornela

Partia Demokratike ka mbledhur grupin parlamentar para nisjes së seancës së sotme plenare në Kuvend.

Burime për “Panorama” bëjnë me dije se PD ka vendosur të bllokojë seancën e sotme plenare, duke mos lejuar zhvillimin normal të saj.

Demokratët paralajmërojnë kështu trazira në seancën e sotme dhe kjo për shkak të publikimit të dosjes së vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, që sipas PD është dënuar në Itali me 7 vjet burg për përfshirje në struktura të organizuara kriminale të trafikut të lëndëve narkotike.

Po ashtu, bllokimi i seancës do të behët edhe për të kundërshtuar vendimin e ndjeshëm për shkarkimin nga detyra të drejtuesit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdaramataj.

o.j/dita

Share This Article
1 Comment
  • Yyyy ndyresirat e pd dhe te lsi.Po na çani bythen me keto shpifje.Zhdukuni se nuk ju do asnje.Jini çerdhe minjesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *