Partia Demokratike do të mbledhë nesër Kolegjin e Kryetarëve, për të marrë vendimet dhe masat për organizimin e partisë në zbatim të vendimit të Kuvendit Kombetar të datës 18 Dhjetor “Për miratimin e programit organizativ të Partisë Demokratike”. Këto vendime nuk arritën të merreshin në 8 janar për shkak të potestave të dhunshme në selinë blu. Lajmin e bëri të ditur Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi.
“Të nderuar Kryetarë, Nesër, datë 12 Janar, ora 16:00 do të zhvillohet mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve të PD për diskutimin mbi kalendarin dhe masat për organizimin e partisë në zbatim të vendimit të Kuvendit Kombetar të datës 18 Dhjetor “Për miratimin e programit organizativ të Partisë Demokratike”, që nuk u realizua dot për shkak të dhunës në datën 8 Janar. Në mbledhje merr pjesë edhe Sekretariati i Partisë. Programi i diskutuar, propozuar dhe miratuar nga Kolegji i Kryetarëve, do ti nënshtrohet më pas miratimit nga Kryesia e Partisë. Me respekt, Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi”
a.m/dita