PD mbledh pas dy ditësh Këshillin Kombëtar, vendimet që do merren

Ornela

Partia Demokratike do të mbledhë Këshillin Kombëtar ditën e shtunë në orën 16:30 për të diskutuar në lidhje me situatën e krijuar nga aktet e dhunës në datën 8 janar, shqyrtimin e miratimin e rregullores së brendshme dhe ndarjen e detyrave për anëtarët e këtij Këshilli.

Lajmi është konfirmuar nga Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi, i cili thekson se në vijim të datës së caktuar në mbledhjen paraardhëse, mbledhja e Këshillit do të zhvillohet me rend dite si më poshtë vijon:

Informim mbi vendimet e Kryesisë së Partisë Demokratike dhe diskutime mbi situatën e krijuar nga aktet e dhunës në datën 8 Janar.

Shqyrtimi dhe miratimi i Rregullores së Brendshme të funksionimit të Këshillit Kombëtar, të përgatitut nga grupi i punës së ngritur me vendim të Këshillit Kombëtar nr. 172, datë 23.12.2021.
Diskutim dhe informim për planin e organizimit të partisë dhe ndarja e detyrave për anëtarët e Këshillit Kombëtar.

o.j/dita

Share This Article
1 Comment
  • Ore beni mbledhje sa te doni. Berisha do ju zaptoje zyrat ne rrethe e ne fund SHQUP in.Amerika edhe flet po edhe ben sehir, se interesat e saj askush nuk guxon tia shkeli. Por ketu situata eshte e komplikuar sepse jane ne unison qeveria, prokurori gjykata dhe LSI. Ti besh karshillek kujtdo dmth se ke mbeshtetjen e kujdo nga strukturat ligjzbatuse dhe ekzekutive. Ne se e merr pushtetin Berisha, vetem Bashen do degradoje…Me Meten do bashkepunoje direkt, me Ramen i direkt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *