Lulzim Basha ka thirrur urgjentisht mbledhje të ish-grupit të saj parlamentar si dhe të Kryesisë.
Sipas tirananews.al mbledhja do të zhvillohet paraditen e sotme për masat organizative të ardhshme. Pritet që PD të marrë vendime të rëndësishme në lidhje me organizimin e protestave të cilat deri më tani nuk kanë pasur efekt të mjaftueshëm që të ndryshojnë qëndrimin e kryeministrit Rama.
“Neser, e hene, date 24 Mars 2019, ora 10.00, nen drejtimin e Kryetarit Basha do te zhvillohet mbledhja e perbashket e Grupit Parlamentar dhe Kryesise se PDSH, per masat organizative per vijimin e aksionit politik. Lutem te sigurohet pjesemarrja!”, eshte mesazhi qe Basha i ka derguar anetareve te Kryesise dhe ish deputeteve.
Për këtë priten që ish-deputetët dhe kryesia të përcaktojnë një strategji të re në lidhje me politikën që do të ndjekin.
o.j/dita

Neser e Hene 25 Mars e jo 24!
” Aksioni politik i PD!”
Si grupet guerilase.
Politika nuk eshte ” aksion ” por nje perpjekje e vazhdueshme dhe lineare e perditshme per reformim dhe permiresim brenda nje sistemi te caktuar politik , ne sherbim te popullit.
Kjo parti nuk ka asnje vlere me per progresin e ketij vendi. Pas humbjes se 2013 ose duhet te ishte reformuar duke menjanuar 90% te drejtuesve te saj aktuale duke filluar me kryetaret e saj ose duhet te mos egzistoje me.
Flitet qe do hyje ne parlament ne vend te Muli Geringut deputeti i listes Sali Lushe Kryeperbindeshi i shqiperise,,