Partia Demokratike ka vendosur të mbajë një mbedhje të jashtëzakonshme të Grupit Parlamentar dhe strukturave të partisë në orën 20:00, për të vendosur qëndrimin e saj ndaj parlamentit dhe fillimin e protestave masive në gjithë vendin. Mbledhja pason dështimin e planit të sotëm për të bllokuar Kuvendin dhe sidomos dështimin e protagonizmit të Berishës, i cili kishte marrë përsipër aksionin. Berisha u zbyth sapo ju hapën historitë e djalit të tij në Kuvend dhe frika se mund të shfaqej ndonjë video kompromentuese për historitë korruptive të tij. Pas kësaj duket se PD po ndryshon skenar, duke kërkuar të qëndrojë jashtë Kuvendit, si dhe të fillojë protestat në fillim të zgjedhjeve.
PD mbledhje të jashtëzakonshme në orën 20:00. Pritet vendimi ndaj Kuvendit dhe protestat
