Pas vendimit të gjykatës Civile të Tiranës, e cila njohu zyrtarisht Kuvendin e 11 dhjetorit të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, selia e PD po i nënshtrohet një rikonstruksioni total.
ashtë godisë së PD-së janë vendosur skela, ku do të rregullohet fasada e ndërtesës.
Po ashtu, sallat brenda selisë po rregullohen, ndërsa shihet se ka nisur puna për pastrimin dhe rregullimin e ambienteve.
Po ashtu, salla e mbledhjeve, duket se po bëhet gati për mbledhjen e grupit parlamentar të PD që është parashikuar të mbahet nesër në orën 09:00, të thirrur nga Enkelejd Alibeaj.
Kujtojmë se pas ardhjes së anëtarëve të Grupit të Rithemelimit të PD-së, bashkë me ish-kryeministrin Berisha, në selinë blu, u kërkua heqja e dyerve të blinduara.
Pas heqjes së dyerve, duket se radhën e ka fasada e godinës së PD.
j.l./ dita
