“Drejtësia”, PD me formulë të re, tërhiqet nga vendet e rezervuara

Dita

Reforma në drejtësi ka marrë një tjetër rrugë, pasi PD ka propozuar një tjetër formulë për rekomandimin 88 të Komisionit të Venecias.

Më 24 qershor, opozita i ka dërguar mazhorancës një formulë të re kompromisi për Reformën në Drejtësi, duke hequr dorë nga formula e vendeve të rezervuara. Por Lulzim Basha e lexon heshtjen e këtyre dy javëve si një provë të re, se Edi Rama kërkon dështimin e Reformës në Drejtësi.

“Argumenti sigurisht që është frika që Edi Rama ka nga një reformë e vërtetë në drejtësi. Dhe përgatitja që bën për të dështuar këtë reformë me shpresën që më 21 korrik të drejtojë gishtin tek opozita. Gishtin ia ka prerë Bilali me shokë. Në qoftë se ka bërë plan të shkojë në zgjedhje të parakohshme me këtë kal beteje, po i them që sot që e ka gomar të ngordhur”, deklaroi Basha.

Gjatë këtyre dy javëve, ai që nuk ka heshtur dhe ka kërkuar votë individuale në Parlament për draftin aktual të Reformës në Drejtësi është ambasadori amerikan, Donald Lu. Por, a e ka kjo formulë e re e opozitës mbështetjen e partnerëve?

“E rëndësishme është që formula jonë është bazuar mbi dokumentin themelor ndërkombëtar, që është opinioni përfundimtar i Komisionit të Venecias. Mbi atë nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë institucion tjetër”, u shpreh Basha.

Formula e opozitës parashikon ngritjen e një komisioni “ad hoc” parlamentar, me përfaqësim të barabartë, i cili me votë të fshehtë përzgjedh anëtarët e organeve të “Vetting”-ut. Kjo përjashton operacionin ndërkombëtar të monitorimit, që sipas draftit zyrtar ka fuqi vendimmarrëse.

“Jo, opozita nuk ka vendosur asnjëherë që operacioni ndërkombëtar i monitorimit të ketë kompetenca që nuk ia jep Venecia. Ne kemi qenë dhe jemi për kompetencat që Komisioni i Venecias i njeh operacionit ndërkombëtar të monitorimit dhe për këto kemi qëndruar dhe do të qëndrojmë deri në fund”, tha më tej kreu i PD-së Basha.

Nga ana tjetër, mazhoranca ka bërë një propozim tjetër: një formulë që quhet me votë të transferueshme. Por Lulzim Basha thotë se këtë formulë opozita e ka hedhur poshtë dy herë.

“Është propozim i rrëzuar nga opozita më 17 shkurt me shkrim, si dhe gjatë takimit tim të qershorit në mënyrë të argumentuar, sepse është një metodë me potencial të lartë korruptimi, pa transparencë, dhe tepër i ndërlikuar për kushtet dhe proceset, për të cilat propozohet”, tha Basha.

Share This Article
6 Comments
  • Vëllezër shqiptarë, si mund të presim ne që një nga kryehajdutët dhe kriminelët e shqipërisë të votojë një reformë e cila, dënon në rradhë të parë atë dhe atin e tij shpirtëror. Si mund të pranojmë ne një opozitë e cila, pasi i ka bërë njëmijë e një të zeza këtij vendi për 8 vite qeverisje, kërkon të vendosë drejtësi duke akuzuar si fajtor për pengim kundërshtarin e tij. E pamundur që shqiptarët të jenë aq idiotë sa t’i besojnë ende një partije e cila përgjatë 20 e ca viteve degjeneroi në një bandë kusarësh e kriminelësh. Shqiptarët duhet të ngrihen e t’i thonë jo kësaj partije gangsterësh që e bëjnë të bardhën të zezë e të zezën të bardhë pa asnjë brerje ndërgjegje, sepse ato janë të paskrupullt e të pamoral. Do vazhdojmë ne të kemi nëpër këmbë ferra të tilla të cilat pengojnë në çdo rast e për çdo gjë zhvillimin e vendit. Partia fashiste PD duhet nxjerrë e jashtëligjëshme dhe për këtë duhet të ndihmojë edhe faktori ndërkombëtar i cili e ka provuar tashmë sa e pabesë dhe tinzare është kjo forcë politike.

  • llogjika te con prap kthhu te fillimi keshtu une propozoj:
    qe basha te shkoj ne picken e nenes vet

  • Mereni parasyshe formulen time e mos beni llafe.!
    Komisioni i kontrollit te figures per gjyqtare e prokuroret te berbehet nga 7 persona gjyqtare. Nga keta 5 te jene shqiptare e 2 nderkombetare. Personatqe do merren me verifikimin e figurave ne drejtesi te propozohen: 1 nga mazhoranca,1 nja opozita ,1 nga presidenca, 3 nga shoqeria civile 2 avokati i popullit dhe 1 nga konferenca e gjyqtareve. Keta te 9-nte do te paraqiten ne kuvend ,ku do te ngelin vetem 5 . Kryetari te zgjidhet o nga propozuesi i avokatit te populit oase me e rendesishme shoqeria civile. . Ata te mazhorances,opozites, apo presidences apo gjqesorit ne raste se zgjidhen te jene vetem antare te thjeshte si vendimmarres.e jo drejtues komisioni. Po te jete me I mencur se kryetari te ndihmoje kryetrin per nje drejtesi …..

  • Hala ke ura ky xhins tradhetari!?
    Akoma me propozime keta te paudhe?
    Akoma ne nje vrime i bien kavallit keta?
    Keta te paudhe kujtojne se mileti eshte budalla?
    Lerin i more po….et, po shkoni ne parlament dhe bindjuni miletit dhe votoni rreformen, ne raste te kundert ketij mioleti qe ja keni sjelle ne maje te hundes, do te rrembej nje hu e do tu jape nje dajak, qe ku ju ha e ku ju djeg!
    Rreforma eshte ne finish keta sojsez thone hajdeni ne start!?

  • Zoti Basha
    Nuk është mbushur muaji ,që ju bëtë, afërsisht këtë deklaratë :” O neni 88 i Venecias ose tungjatjeta”.
    Tungjatjeta është urim,në dialektin veriorë.Ta shpjegojmë pak.I uron tjetrit që t’i zgjatet jeta.Kujt i urove jetë të gjatë!? Urimin ju e kthyet në mallkim. O si them unë ose rrugë tjetër nuk ka.
    Ne ,që nuk jemi miltantë partie, krijuam idenë e rremë se ju çfarë thoni e bëni.Papritmas,e pabesueshme,ju deklaroni, se me nëndetëset tuaja, pa dijeninë e sovranit,paskeni ndryshuar e qendrim dhe i keni çuar propozime tjera maxhorancës!?
    Ju kërkoni të beni shaka me sovranin!?Si të shkon mendja se sovrani,me paqëndrushmerinë tuaj intelektuale të vjen prapa!?Këto 25 vjet, tregojnë,se sovrani ,që nuk është militant partie,në votime ,ka ndryshuar krahun e pushtetit.Ju këshilloj ,të jeni më seroz në deklarat tuaja,në emër të sovranit.
    Me respekt Fatmir Lohja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *