“PD mund të aktivizojë mijëra simpatizantë dhe …”, ja si i përgjigjet Rama qytetarit

Gazeta Dita

Nisma më e fundit e kryeministrit Rama përmes së cilës u kërkon qytetarëve që t’u vendosin nota institucioneve për shërbimet që u japin, ka ngjallur reagime. Pas statusit të Ramës në “Facebook”, ku njoftoheshin qytetarët si të vlerësonin me notë nga 1 te 10 institucionet, për të arritur në një përfundim dhe për të kuptuar se kush drejtues e kryen mirë detyrën, kanë nisur ehe reagimet e ndjekësve të tij.

Një qytetar i shkruan se ekziston mundësi që PD të mbledhë të gjithë simpatizantët e saj dhe të japi nota negative. Por nga ana e tij Rama, ka reaguar duke u shprehur se njerëzit nuk janë dele.

Qytetari: O Edi a mundet me egzistu mundesia qe PD-ja t’i aktivizoj mijra simpatizant e te japin nota te dobeta per qellime te veta politike ?! ? ? ? ?

Rama: Njerezit e zakonshem nuk jane dele Bekim, mos ki merak

Edhe më herët, kryeministri Rama ka replikuar me komentuesit në rrjetet sociale.

Një qytetare gjatë një konferencë për shtyp, që mbajti Rama për Samitin e Triestes dhe rolin e përfitimet e Shqipërisë në procesin e Berlinit, i ka komentuar duke i thënë se neve nuk ka ç’na duhet Evropa, duke iu referuar deklaratave të kryeministrit Rama për hapjen e negociatave të vendit tonë me BE.

Por e menjëhershme ka qenë përgjigjja nga ana e Ramës, ku i shkruan se “Britania e Madhe qe ka vendosur të dalë s’po e gjen dot rrugen si dilet duke ndenjur”.

Qytetarja: Edi neve ska cna duhet Europa nese do tè merret mendimi i qytetarve..sepse do futemi né grop shif vendet qe jan né europ dhe duan tè dalin..

Rama: Shkruhet grope jo krop Mariola dhe vendet qe jane ne Europe nuk duan te dalin, madje edhe Britania e Madhe qe ka vendosur te dale s’po e gjen dot rrugen si dilet duke ndenjur? Replikat e plota

Qytetari: 3 000 000 euro projekte. E kuptoni se cfare kemi fituar o popull? O sa kam qesh o sa kam qesh. E more popull sa gjera behen ne emrin tend!

Rama:
Mos qesh shume Eduart, se jane para per te bere njehere projektet qe pastaj financohen me aq sa kushtojne, po nuk te ve faj sepse ku ta kesh mesuar ti dallimin mes parave per te bere nje projekt te aprovuar dhe financimit per realizimin e projektit! Por ama qe te mesosh duhet te mos qeshesh duke kujtuar se e kuptove ate qe s’ke kuptuar

Qytetari: Rama merru me shume me problemet E vendit dhe jo me fjale

Rama:
Vertet Jorgos? Po pse per cfare po flas une per henen apo per problemet e vendit? Apo ti thua s’duhet folur per problemet se zgjidhen pa folur? ?

Qytetari: Maqedonia i mori 40 % te mjeteve teparapara, shqiptaret me dy kryeministra, sa moren?

Rama:
Hahahaha o zot, po cfare mjetesh te parapara mori Maqedoni o mik qe flet pa ditur cfare flet!

Qytetari: O Rama ca ka perfitu shqipria me ket samit se vetam fjal se jan bo 70 samite ska pas efekt fare

Rama: Blero, degjoje edhe njehere ate qe kam thene ne konference se mbase kupton ndonje gje me shume ?

Qytetari:
Tregoju shqiptarve te verteten cfar perfitojme nga Jugosllavia e Ré , sa milion investime Moret ju Zoti kryeminister dhe sa moren serbet maqedonet malazezet boshnjaket kete thuaja jo perrallat me partizan alla shqiptarce.

Rama:
Tasim, shqiptaret jane me te mencur se ata qe flasin ne emer te tyre si puna jote, qe nuk paske kuptuar asgje tjeter pervec brockullave me Jugosllavi te re e me thase parash qe i marrin te tjeret e jo ne! Vajmedet per ty.

E.Xh

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *