Partia Demokratike ka bërë një tjetër denoncim për sa i përket bashkisë së Shkodrës. Pas dokumenteve që publikoi për kreun e tërhequr të kësaj bashkie, Valdrin Pjetri ku akuzohej për një dënim ne Itali, PD tashmë ka hedhur akuza mbi drejtoreshën e Zyrës së Punës, Rozafa Zmijani.
Me anë të ish-deputetes Izmira Ulqinaku PD ngre pretendime se në Shkodër, Zyra e Punës punëson njerëz që në fakt janë të punësuar dhe kështu lekët ndahen me kompaninë private.
Sipas Ulqinakut, punonjës që derdhin kontribute rregullisht përgjatë gjithë vitit, regjistrohen fiktivisht si të papunë në sistemin e Shërbimit Kombëtar të Punësimit, për t’u çregjistruar më pas si përfitues të programit të Zyrës së Punës
Në fund Ulqinaku thotë se duhet që kryeministri Rama të largohet në mënyrë që të mos vidhen paratë publike dhe të kthehen në vende pune e ndihmë sociale.
o.j/dita

Zonja Izmira qe nuk hoqet dore nga intrigat dhe spekullim
et.Por e di qe edhe ti si une e din se me keto forma nuk arrini gje tjeter vetem se largoni simpatizantet tuaj.Nuk ju
beson me njeri te intrigat qe i keni qe nga qendra e deri ne baze.