Partia Demokratike duket se nuk po i kursen akuzat në drejtim të kryebashkiakut Vangjush Dako.
Në një dalje për mediat, deputetja e PD, Orjola Pampuri deklaroi me bindje se Dako do të arrestohet dhe se për të nuk ka asnjë shpëtim.
Deputetja Pampuri tha se kryebashkiaku i Durrësit duhet të arrestohet për krimin e blerjes së votave me bandat.
“Përgjimet zyrtare të dosjes 339 nuk i lënë rrugë tjetër mikut të bandës së Avdylajve. Vangjush Dako duhet të arrestohet! Përgjimet telefonike provojnë qartë masakrën e zgjedhjeve nga bandat e krimit në Durrës, në këmbim të favoreve që kryebashkiaku u ka bërë me paratë e taksapaguesve dhe pashritë e bashkisë së Durrësit! Vangjush Dako, si simbol i pushtetit të blerë me paratë e drogës së krimit të organizuar, nuk e ka vendin në zyrën e kryebashkiakut të Durrësit, por pas hekurave, si i kreu i shtabit kriminal të vjedhjes, blerjes dhe deformimit të zgjedhjeve në Qarkun e Durrësit!”
Sipas Pampurit, dosja 339 me provat e krimit elektoral nuk i lë asnjë shteg shpëtimi kryebashkiakut Vangjush Dako.
o.j/dita

TE IKI DAKO ROBI E ZEVENDESOHET NGA SHQINA GOPI…..
Me keto femrat e pd-se qe nxierren leket ne menyre te paligjeshme, nuk e gjene gje Dakon, megjithese duhej te kish ikur. KJo rruge qe ndjek Pd e soteme eshte rruga me e gabuar per nje parti politike: pa strategji, pa vizion, pa perkrahje, dhe e denuar qe udheheqesit e saj mund te shkojne dhe ne burg ne nje te ardhme te afert per ato qe kane bere.
Tashti qe e the dhe ti o Ori Purpuria mori fund kjo pune…..a ke dhe ndonje tjeter mas teje …kush ka ngel tjeter moj aman…e justifikove “diten” per sot…