PD, në zgjedhjet lokale forcë e tretë

redaktor

Letër e nënshkruar,

Sadik Berisha*

 

Partia Demokratike në përzgjedhjen e strukturave që nga seksionet deri tek këshilli kombëtar, sado që i ka bërë ftesë publike të larguarve për t’i afruar në forume, këta kontribues të pazëvendësueshëm po qëndrojnë indiferent dhe larg plagëve që e kanë marrë PD-në.

Kryetarët paralelë duke parë rrjedhjet e mëdha si dështim i politikës kolektive, e kanë konvertuar në sistem familjar të dy familjeve Basha dhe Berisha, në vendosjen e forumeve duke përzgjedhur njerëz fiktiv të rekomanduar nga fanatikët e institucioneve qe kanë përfituar dhe në parlament si besnikët e të dy kryetarëve.

T’u referohemi përzgjedhjeve në strukturat e PD në degën e Durrësit e deri në qendër, janë listuar me përbërje dhe origjinë: bashkëshortë me bashkëshorte, dhëndurë, miq, kushërinj, nipa dhe mbesa. Në këshillin kombëtar janë strehuar anëtarë që kanë të bëjnë me të kaluarën e vitit 1997, Gërdecin, 21janarin. Dhe një tjetër mëkat i të dy kryetarëve paralelë, që donin të helmonin brezin e ri duke lejuar mbjelljen e kanabisit në gjithë territorin e Shqipërisë, që të ishin të përjetshëm në institucione dhe në politikë. Por populli i ndëshkoi e bëri zgjedhjen e duhur për një shtet ligjor që dita-ditës po korigjon ish pushtetin e korruptuar. Berisha do mbahet mend si “president sherri” dhe jo nderi PD-së.

Partine Demokratike po mbahet peng nga një mjek primitiv kardiolog që i ka krijuar trauma në çdo qelizë të institucioneve dhe PD, por ka pranuar të bëjë mjekun anestezist që ka përgjumosur vlerat në konvertim me antivlerat. Me këtë strategji ka marrë filozofinë dhe skemën e shkatërrimit nga Kastriot Islami ku tregues janë zgjedhjet e 23 qershorit 2013; nga një humbje tragjike do vijë dhe humbja e rradhës në zgjedhjet vendore 2015 si forcë e tretë politike. Për zgjedhjet vendore 2015 për kryetar Bashkie në Tiranë të kishte qënë i gjallë Ramiz Alia, do të ishte kandidat më i mundshëm i PD. Këshilloj PS të mos marrë modelin e PD ndaj aleatëve dhe të mos jetë euforike. Populli do të dijë të largojë nga politika dhe të zgjedhë njerëz dhe parti që t’i shërbejnë në rrugë institucionale me përkushtim ndaj halleve e problemeve të tyre dhe duke zbatuar ligjin.

*Ish-anëtar i kryesisë N/degës Nr 3 të Partisë Demokratike, ish anëtar i këshillit në Bashkinë Durrës dhe ish n/kryetar i Partisë Konservatore të Shqipërisë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *