PD ngre pyetjen: A ka lidhje grabitja e postës sekrete me hetimet ndaj Dakos?

Dita

Pas grabitjes së postës sekrete në Durrës, ka ardhur menjëherë një reagim nga ana e Partisë Demokratike.

Në një deklaratë për shtyp, deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, tha se opozita i kërkon sqarim në mënyrë të menjëhershme Kryeprokurores së Përkohshme të Përgjithshme dhe Policisë së Shtetit lidhur me përmbajtjen e postës sekrete dhe se kush ishte në dijeni të atyre dokumenteve.

“Cili ishte institucioni dërgues e cili ishte institucioni marrës? A ka lidhje posta sekrete e grabitur me hetimet për kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako? A ka lidhje posta sekrete e grabitur me hetimet për trafikun e drogës nëpërmjet Portit të Durrësit”, pyeti Alibeaj.

Deputeti i Partisë Demokratike u shpreh se ngjarja e sotme ishte një provë më tepër ku tregohet se drejtësia është marrë peng nga Kryeministri Rama.

Duke e cilësuar si një ndër aktet më të rënda të historisë së shtetit shqiptar, Enkelejd Alibeaj tha se diçka e tillë nuk kishte ndodhur kurrë më parë, as në kohët më të vështira të shtetit shqiptar.

Ndërkohë, përpara këtij reagimi, Prokuroria e Durrësit e ka konfirmuar grabitjen, duke shtuar se nga përmbajtja e akteve të marra nuk cënohet hetimi për ndonjë nga çështjet e sipërpërmendura. Ajo thekson se nuk ka patur materiale të cilat klasifikohen si sekret shtetëror, dhe informon se ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30 të ditës së sotme.

s.a/dita

Share This Article
7 Comments
  • Vetem nje opozite si kjo, jo serioze del me keto perfundime.Mjafton te mos votohen me dhe keshtu shpeton Shqiperia.

  • kaq budallej jeni,sa te leshoni te tilla brockulla?pra budallej jeni ju,ne ,te jeni te sigurt qe nuk jemi.posta sekrete,dokumenta apo dosje qe lidhen me hetime,aq me teper ato te rendesishme apo teper sekrete ,sic citohet te kete thene berisha nga gazeta “sot” nuk levizin kurre me poste te zakoneshme,apo te terhiqen nga nje postier ne zyren postare.

  • Alibega( se nuk te them dot zoti Alibajga) Nje nder aktet me te renda ne historine e shtetit eshte djegja e gjykatave dhe arshivave ne te gjithe vendin nga PD ne Kohen e Sali hajdutit.

  • Mos u merrni as me vjedjen e postes apo kush e dergon. Mos u merrni as me Berishen cfare thote kjo eshte ceshtje e prokurorise dhe policise se shtetit. Eshte ceshtje hetimi por edhe rrjedhjeje informacioni. Se po te biem me kurthin e mediave dhe te politikes i bie te themi qe edhe Adriatik Llalla po nga kjo prokurori hetohej.

  • Kta servil militaruc me pages nuk ju behet vone pse te jua fusin fell mbrapa,vetem personi qe jua fute te jete komunist se socialist vetem emrin kane.Kur ka ndodhe more idiot as ne kohen e rrmujave te 97 posta sekrete nuk eshte grabitur sic ndodh ne kohen e nipit te Kolekes.Kjoft e zeze ajo dite e vitit1963 ne te cilin lindi ky idiot qe sot mjerisht dfejton mafien se shtetin e ka shkatrruar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *