PD nisi të hënën zyrtarisht procesin e verifikimit të bazës së anëtarësisë si dhe hapjen për anëtarët e rinj që duan ti bashkohen partisë më të madhe opozitare në vend. PD ka ngritur tashmë grupet e punës që do merren me organizmin e këtij procesi, ndërkohë burime brenda PD bëjnë me dije se në listat e të deleguarve ne rrethe janë përfshirë ish deputetë dhe ish ministra. Një nga ata është dhe Fatbardh Kadilli, kreu i gupit të Punës në Lushnje, i cili thekson se procesi po bëhet mbi bazën e statutit dhe vetë udhëzimi i shpërndarë nga paria përcakton mënyrën sesi do të procedohet për përsëritjen e bazës së të dhënave dhe anëtarësimet e reja. Muaji shkurt është afati përfundimtar kur do të mbyllet procesi i anëtarësimeve të reja dhe përtëritja e bazës së të dhënave, për ti hapur rrugë me pas zgjedhjes së strukturave të reja drejtuese.
