PD dhe Aleanca për Ndryshim dorëzuan 222 emra nga 153 të kërkuar nga KQZ për të garuar në zgjedhjet e 25 prillit, por kryekomisioneri Ilirjan Celibashi I shkurtoi ato duke i lënë vetëm aq sa parashikon Kodi Zgjedhor.
Celibashi u shpreh se numri më I lartë nga ai i kërkuar nuk përbën arsye për skualifikimin e listës së opozitës por e shkurtoi atë si më poshtë:
Qarku Berat miratohen kandidatë nga nr 1-9
Qarku Dibër miratohen kandidatë nga nr 1-6
Qarku Durrës miratohen kandidatë nga nr 1-15
Qarku Elbasan miratohen kandidatë nga nr 1-15
Qarku Fier miratohen kandidatë nga nr 1-18
Qarku Gjirokastër miratohen kandidatë nga nr 1-6
Qarku Korçë miratohen kandidatë nga nr 1-12
Qarku Kukës miratohen kandidatë nga nr 1- 3
Qarku Lezhe miratohen kandidatë nga nr 1-9
Qarku Shkodër miratohen kandidatë nga nr 1-12
Qarku Tiranë miratohen kandidatë nga nr 1-36
Qarku Vlorë miratohen kandidatë nga nr 1-12
I dërguari i socialistëve në KQZ, Eridian Salianji kërkoi hetim të thelluar për 2 kandidatë nga rradhët e bluve. Rezart Tusha i cili është i teti në listën e Durrësit dhe Zef Hilën I cili është i pesti në qytetin e Shkodrës duke qenë se ka elementë të cilët i shtyjnë të mendojnë se janë pjesë e dekriminalizimit dhe nuk janë deklaruar
Eridian Salianji: “Nr 8 në Durrës ku ka dalë një vendim dhe ai nuk e ka deklaruar. KQZ duhet të bëhet një verifikim të shpejtë dhe 5 në Shkodër jemi njohur që është person në hetim dhe formular nuk e ka deklaruar. KQZ të vendos një standard që tu jepte mundësi zbatimin e ligjit të dekriminalizmit dhe nëse përgjigja do na vjen që do hiqen nga vlerat e votimit do jetë e pamundur., KQZ të bëj një hetim të thelluar dhe i shpejtë para se të dal fleta e votimit “
c.r / dita
