Letër e nënshkruar
P.Meçaj, Tiranë.
Përshëndes stafin e gazetës suaj! Vendi vuan për një opozitë, kryetari i saj ka ikur në drejtim të paditur. Jam një qytetar i këtij vendi. Si unë, pjesa dërrmuese e shqiptarëve e shohin se si ja nisi punës kjo qeveri dhe se si po kërkon të ringrihet opozita shqiptare, që me ç’shoh, po e baltos dhe më keq se ç’doli nga zgjedhjet e 2013-ës që doli e qurravitur.
Na shkon Basha në Europë dhe na trumbeton me të madhe se në Shqipëri po sundon krimi. Ca nga evropianët e mbështesin pa e njohur situatën aktuale, ndërsa e njohin këtë opozitë që nuk është serioze, që kjo opozitë po kërkon të bëjë punën e prokurorit duke akuzuar zotin Meta qe ju keni kurdisur vrasje të deputetëve. Unë si qytetar i këtij vendi i them Bashës dhe të gjithë të djathtës: lëreni qeverinë të punojë. Ju akuzoj juve të opozitës me këtë sjelljen tuaj. Ju nuk merrni më pushtet.
Juve nuk do t’ju votojë sovrani, se sovrani jemi ne, të pa parti, taksapagues që kur s’mbahet mend. Nuk është sovrani, as punëtorët e pastrim gjelbërimit të Tiranës, Kamzës e të tjera bashki që ke në varësi dhe i merr me kamxhik, se po ju kundërshtuan, ju i hiqni nga puna, prandaj ju bëjnë temena.

Qofte ashtu siç thua ti, z. Meçaj, por mendoj ndryshe. Sovrani nuk i sheh gjerat siç i sheh ti. Ti e sheh realitetin nga kati i mesem i pallatit te mireqenies shoqerore. Poshte teje ka kat perdhes, ka edhe te perdhosur ekonomikisht. Nje nga ata poshte katit tend jam une. Nuk e kam votuar kurre Berishen. Dhe per kete ndjehem mire me veten. Nuk kam pranuar as joshiet e tija edhe per privilegje personale, pikerisht ne ate kohe, ku jo pak ke sot ne PS qe i kane sherbyer, qe i jane lepire dhe qe s’i ka qasur. Megjithate, Nanon nuk e kam votuar dy here. Ka gjase qe edhe Ramen mos ta votoj dy here. ama nuk kam votuar dhe nuk votoj asnje parti tjeter. Keshtu, siç mendon ti , edhe Nanon e genjehu mendja. “Me ti,”-i tha Berishes,- “une ri ioo vjet ne qeveri”. Edhe ai kishte te drejte. Pas piramidave e ngjarjeve te 97-tes, Berisha as ne Shqiperi nuk duhej te qendronte, ne se kishte fytyre. Dhe ja qe ndodhi ndryshe. Berisha erdhi ne pushtet dhe s’eshte çudi qe mund te vij prap. Ata te kateve perdhes dhe te perdhosurit ekonomikisht, ndryshe nga ti, ndryshe dhe nga une, kane filozofine e tyre: nuk zgjedhin qeveri, nuk preferojne te asnje krahu, sepse nga sejcila kene provuar mosperfilljen si shtrese, por rrezojne qeveri, “ta marre kush ta marre”. Duket si nje cinizem hakmarres, por, derisa rrezojne qeveri, une i quaj faktor politik. Gogoli Berisha nuk i tremb me, sepse nuk kane as çfare humbin dhe as çfare fitojne