PD, nuse që nusëroi 2 herë

redaktor

Dërguar me SMS

Në numrin e redaksisë

Këta trimat e PD-së e kanë mësuar keq demokracinë! Të jesh në opozitë nuk do të thotë të rrëzosh me dhunë pozitën, por do të thotë të punosh fort me krahun tënd, të kesh projekte të qarta si do ta ndërtoje ti punën më mirë nëse do vije në pushtet dhe këto t’i shpalosësh në publik. Nëse je bindës, elektorati të vjen vetë nga mbrapa. Për fat të keq, kjo parti është një nuse që ka qeverisur dy herë e të dy herët ka dështuar me turp. Prandaj mos dëgjoni më budallanë që hedh një gur në lumë dhe ju të “mençurit” e PD-së kërkoni ta gjeni. Ktheni busullën në drejtimin e duhur, se kryetari juaj ua ka manipuluar për t’ju nxjerrë aty ku do ai dhe jo aty ku duhet. Ju ka çuar në një ishull ku ka strofullën e vet dhe jo në atë të begatin që ju ka premtuar. Reflektoni me kujdes dhe do bindeni. Nëse nuk bindeni dot, është faji juaj. Dëshirojmë opozitë prej vërteti dhe jo rrëmujaxhinj si deri tani.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *