Për herë të tretë brenda një muaji, Partia Demokratike publikoi dokumente të autoriteteve italiane, sipas së cilës tregojnë se edhe kryetari i Bashkisë së Vaut të Dejës, Mark Babani ka një të shkuar kriminale në Itali.
“Mark Babani, me emrin e rremë Marq Babaj është arrestuar me datë 4 prill 1994 në Itali, në zonën e Siçilisë për kryerjen e veprës penale ‘vjedhje në rrethana rënduese, e kryer në bashkëpunim’,” tha sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi, duke e prezantuar dokumentin si të nxjerrë nga sistemi italian i Burgjeve.
“Mark Babani alias Marq Babaj ka qëndruar në burg deri më datën 6 Maj 1994 dhe më pas është dënuar dhe dëbuar nga shteti Italian,” shtoi Bardhi.
Dokumenti i publikuar nga Bardhi tregon se shtetasi Marq Saimir Babaj i datëlindjes 11 qershor 1967 është arrestuar më 4 prill 1994 në Agrigento të Siçilisë për vjedhje në rrethana rënduese të automjeteve. Sipas Bardhit, Marq Saimir Babaj është emri i rremë i përdorur nga kryebashkiaku aktual të Vaut të Dejës, Mark Babani, ndaj të cilit kërkoi ndjekje penale për falsifikimin e formularit të dekriminalizimit.
Ligji i dekriminalizimit ndalon nga kandidimi personat ndaj të cilëve është marrë një masë arresti, dënimi apo dëbimi nga një prej vendeve të Bashkimit Europian. Në formularin e dekriminalizimit të dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve para kandidimit, Mark Babani ka deklaruar mbajtjen më parë të mbiemrit Babaj si dhe emigrimin në Itali në vitet 1991-1995, por ai u është përgjigjur negativisht pyetjeve nëse ka qenë i arrestuar, dënuar apo dëbuar nga ndonjë vend i Bashkimit Europian.
I pyetur nga BIRN mbi të shkuarën e tij në Itali, kryebashkiaku Babani mohoi çdo lidhje me emrin Marq Babaj dhe tha se do të bënte kallëzim penal për shpifje ndaj sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazmend Bardhi. Babani mohoi gjithashtu të ishte kontaktuar deri më tani nga Prokuroria në lidhje me këtë çështje.
“Asgjë s’ka lidhje me mua, me emrin tim apo me jetën time,” tha Babani, duke hedhur poshtë akuzat se ka përdorur emrin e rremë Marq Babaj në Itali. “Unë kam pasur soxhorno [leje qëndrimi] me emrin tim nga viti 1991-2003 në Itali dhe do të bëj denoncim penal për shpifje ndaj Gazmend Bardhit,” shtoi ai.
Kryebashkiaku i Vaut të Dejës është i zgjedhuri i tretë i Partisë Socialiste që akuzohet nga Partia Demokratike për falsifikimin e të shkuarës kriminale, si pjesë e betejës së saj të gjatë kundër lidhjeve të krimit me politikën. Valdin Pjetri, kandidati i PS-së për Bashkinë e Shkodrës u detyrua të tërhiqej nga marrja e mandatit pas publikimit të një dënimi me 18 muaj burg për shpërndarje droge në Firence të Italisë.
Ndryshe nga Pjetri, kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku, i akuzuar nga PD se ishte ende në kërkim nga autoritetet greke për veprën penale të falsifikimit të kartmonedhave u ka rezistuar akuzave dhe është në pritje të verifikimeve të Prokurorisë së Përgjithshme.
Prokuroria e Përgjithshme ka deklaruar përmes njoftimeve për shtyp se nuk ka ende vendime për Valdrin Pjetrin dhe Agim Kajmakun, pasi nuk ka marrë ende përgjigje nga autoritetet e drejtësisë italiane dhe greke. Rasteve të mësipërme u është shtuar edhe emri i Mark Babanit, për të cilin Prokuroria tha të hënën se ka nisur verifikimet.
A.Bogdani / BIRN




Prit tani kur Prokuroria e Arta Markut ta nxjerri kete hajdut veturash te paster si:
UJET E BJESHKEVE
njashtu:
Sic qiti dje “Venusin” e Sigurimit te Enverit duke u bazuar vetem tek nje germe e e ndryshuar e mbiemrit,
por njashtu:
Sic pritet te dale i paster si “Bora e Bjeshkeve” edhe Saje Qorri, Ministri Beniamin i Edvin Droges qe po kthen Kohen e Qepes te Enverit me Byrone Politike te injoranteve te tij.
U bene shume,o Rame!
Kjo nuk eshte semundje.
Kjo eshte EPIDEMIII!
Kontrolloni ne burgjet e Frances mos ka marre ndonje virus Edviniiiii,me emer te ndryshuar Edi.
Vazhdon survejimin tip gestapo zyra e PeDe-reva te SHQUP-it….
Po moj dhiare, te shkerdhehesh mullareve e te na behesh dhe priftereshe
…edhe ti PeDer SHQUPI je qe te ngeli syri te vrima e celesit?
Hajde principe spiumi hajde !
Kjo bande e PD e méritons ti quash spiuna, kalone kohen duke shpif the gerrmu ne jeten private te tjetrit. Edhe po pat vjedh ndonje makine ne Itali nuk ka astje te keqe.
E harruat ju Nga vinim ne ? Jo te gjithe kane shku neper qytete, app shtete si hOLLANDA me xhepa te mbushur. Oligark i vertet eshte Basha qe i mori me qindra milion euro vendit tone. Po te controllosh dosjet e gati 100% te demokrateve jane te pista mor horra dhe feshehin miliona jo nje Maqine te vjedhur Apo nje fshehje te emrit.
Turp t’ju vii.
Do te ngeleni ne historiettes per kete qe beni tundra individit she atdheut ! Madje prandaj E.Rama nuk rreagon me emocione por ju vezhgon dhe i kerken indirekt popullit t’ju gjykoj per ne qershor 2021.
Hahahaaa
E lexoni kete me lart?
Hahaaaa
🙂 🙂
E lexuam dhe ka shume te drejte.Qesh mire ai qe qesh i fundit…..ne zgjedhje.Me mire se banda juaj nuk e di askush pasi e keni provuar disa here radhazi ne kurriz.Kur te gjykon Lyl bashic per vjedhje eshte si me te akuzu prostituta per pickime.
Po nuk ka lidhje fakti qe Luli eshte hajdut me kete qe ky eshte hajdut.
Une nuk pranoj dot hajdutin Mark thjesht sepse hajdut eshte dhe Luli
Po eshte kaq e ceket kjo, nuk di nese ju e kuptoni dot kete cektesi dhe idiotesi qe thoni.
Ndoshta shtirreni.
Sidoqofte, hall i madh me ate popull.
Shifni hajdutin me te vogel djema, dhe mateni se mos ju behet i madh.
Lutjuni te mos jua fus shume, vetem majen
🙂
me emrin dhe mbiemrin tim ne listat e gjendjes civile te shqiperise jane 4 persona.une nuk i njoh fare.i vetmi ndryshim eshte atesia,dt.lindja dhe vendlidja.po keshtu dhe vendbanimi.kjo nuk do te thote qe,nese njeri ka probleme,ky jam une.pra une nuk mbaj pergjegjesi se cbejne 3 te tjeret.edhe nje problem.ne policine italiane jane emrat,te dhenat dhe gjurmet e gishtave te cdo te huaji qe kerkon leje qendrimi.por te gjitha jane te rezervuara,aq me teper te merren ne internet nga individe apo forca politike.tentativa apo marrja ne internet ,me nderhyrje pirrateske perben krim.kjo duhet te ndiqet nga prokuroria,ne rradhe te pare.kjo eshte dhe arsyeja pse pd nuk i dergon ne prokurori.pd nuk do prova.aq me teper qe,edhe sikur te dergoje fotokopje,ato nuk perbejne prova.keshtuqe,gazi pa mend i pd de te merret ne pergjegjesi penale.ngado ta vertitesh ai eshte fajtor.per babanin,prokuroria ka indicie,te kerkoje prova,pavarsisht nga cka denoncuar pd,me te drejte ose jo.por krimit kibernetik te pd duhet ti jepet fund.nese pd ka dyshime,prova apo indicie,duhet ti denoncoje ne prokurori.kjo eshte rruga e ligjeshme.