Partia Demokratike do të nxjerrë “fajtorët” e humbjes në zgjedhjet e fundit duke krahasuar rezultatin e zgjedhjeve të 21 qershorit me ato të vitit 2013 dhe 2011.
Sekretari Organizativ i Partisë Demokratike dhe anëtari i grupit të punës që po merret me analizën e rezultatit të zgjedhjeve, Arben Ristani, deklaron se analiza për zgjedhjet lokale do të përfundojë brenda muajit gusht.
“Degët ekzistuese të Partisë Demokratike në të gjithë vendin, sipas udhëzimit të firmosur nga kryetari Lulzim Basha, kanë sjellë listat me rezultatet e marra nga zgjedhjet e 21 qershorit, por edhe ato të dy proceseve të mëparshme. Grupi i ngritur në selinë e PD-së po punon për të nxjerrë një produkt final brenda muajit gusht, në mënyrë që t’i japin mundësinë vetes që të nisim një tjetër proces që do të shtrihet në të gjitha degët tona në të gjithë vendin”, shprehet Ristani për “Panoram”.
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së thekson se vetëm pasi të jetë përmbyllur procesi i analizës së brendshme që po bëhet në PD, do të përcaktohet axhenda e takimeve të kryetarit Basha dhe grupit që do ta shoqërojë në takimet e PD-së në rrethe.

..uroj qe te merret seriozht!
mjer ky vend ca oposite ka shikon ca fytyrash jan keta plehera e shkaterruan ate vend keta kriminela duhen te jen ne burg
Do nxjeri humbesit???po ky bashke me kacin e zi kane afro tre muaj qe thone ne jemi fitimtaret.
Me Sali brenda prisni reformim e nxjerje pergjegjesue ne p.d,,,,,?
Me ne krye ish burgaxhiun hajdutin e zgjedhjeve Ristanin doni te shkoje mire kjo pune,,,?
Shihni enderra me sy hapur ne mes te dites me diell,,,,,,, ,,!!