Noka: Alibia e Brahos s’qëndron, jemi para një krimi të rëndë

anazapta

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, hedh poshtë shpjegimet e paraqitura dje nga deputeti Braho në lidhje me pamjet filmike, të cilat sipas PD e implikojnë atë në skandalin e të dhënave tatimore.

Ish-ministri Noka, nënkryetar i Komisionit të Sigurisë thotë se pretendimi i Brahos është i pavërtetë, pasi sipas tij  Komisioni Parlamentar të Sigurisë nuk ka në axhendë serverin e tatimeve.

“Si nënkryetar i Komisionit Parlamentar të Sigurisë, iu bëj me dije, se për asnjë moment, nuk kemi pasur në axhendën tonë, apo në shqetësimet tona, çështje që kanë të bëjnë me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, apo me serverat e saj.
Justifikimi i z. Braho, për praninë e tij në korridoret e këtij institucioni së bashku me kreun e grupit të ndërhyrjes së paligjshme, nën shoqërinë e drejtoreshës, është jo vetëm i dobët, por dhe krejt i pavërtetë. Nëse z. Braho do të ishte atje i pranishëm për çështjet e sigurisë, ne, dhe unë si nënkryetar i komisionit parlamentar, minimalisht duhej të kishim dijeni. Alibitë dhe justifikimet nuk e fshehin dot atë çfarë ka ndodhur me serverin e Drejtorisë së Tatimeve ku ruhen të dhënat personale të biznesit dhe qytetarëve të vendit. Manipulimi i të dhënave tatimore, ndërhyrja në sistemin e gjobave të biznesit, është bërë me bekimin dhe kujdesin e veçantë të krerëve të mazhorancës Rama-Meta.
Dyshja Rama-Meta ka ndërhyrë në të dhënat konfidenciale e të mbrojtura me ligj për të bërë të mundur që bizneset të reduktojnë, ose zerojnë gjobat, me kusht që paratë t’i derdhin në xhepat e tyre. Jemi para një krimi të rëndë, një korrupsioni galopant, përmes një skeme të mirëorganizuar, ku përfshihen njerëzit e besuar të Ramës dhe Metës.
Dhe vetëm kjo është arsyeja pse mazhoranca refuzoi ngritjen e komisionit hetimor të propozuar nga opozita, duke e zmadhuar edhe më shumë paligjshmërinë e tyre.
Justifikimet nuk vlejnë. Ngjarja është e rëndë dhe duhet zbardhur sa më shpejt”, tha Noka.

Share This Article
6 Comments
  • Ka malok e ka malsor, per malsoret seshte nevoja te flasim, se ketu kemi fjalen per nji malok, por qe mban vendin e pare nder maloke.
    Ky eshte Nul Noka, kryemalok, njesoj si kyeshpellari me goje te sakatume.

  • o bobo kush flet aman nje spiun dhe nje servil, ky ka shitur nenen dhe babin te saliu i serbis, amano ju te gazetes drita pse e coni kete fytur i skalitur me bajga omano ju lutem shum mos i zirni keta pederaste te pd se na dhembin syt kur i shikojm na gren nevrat posht sali serbi posht pd dhe lsi dy parti qe esht cerdhe e spiunave dhe ajdutave

  • Ky eshte njeri i mire, por eshte injorant dhe e perdorin qe te gjith. Mos ja vini veshin se e ka turrullosur me ato shkrime edhe Z. Mero qe e ka si tabele eksperimentale. Injoranti injorance do perçoje, prandaj mos prisni te flas me mendjen e tij, ose ndonje diçka qe ja vlen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *