PD padit Veliajn: Vendimet e 30 dhjetorit, të pavlefshme. Reagon Bashkia: Opozita, agresivitet barbar

Saimir Lleshi

Partia Demokratike ka vendosur të padisë kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në lidhje me vendimet e datës 30 dhjetor, duke i cilësuar si në shkelje me ligjin dhe të pavlefshme.

“Vendimi i Erion Veliajt për rritjen me 50 milionë dollarë të taksave vendore është i pavlefshëm sepse është ndërmarrë pa u dekretuar ende ndryshimi i ligjit ‎nga Presidenti i Republikës për taksat dhe tarifat vendore. Për të njejtën arsye, fakti që bazohen në një akt që ende nuk ka fuqi është i pavlefshëm dhe miratimi i buxhetit 2016 të Bashkisë”, tha këshilltari demokrat, Fabian Topallaj.

Edhe vendimi për dhënien me koncesion të Parkut Rinia për 35 vite për ndërtimin e një parkingu nëntokësor, për demokratët është i paligjshem, si edhe vendimi per rritjen e çmimit të biletës për transportin urban brenda qytetit.

“Vendimi i Veliajt marrë në mesnatë si një hajdut ordiner, për të rritur çmimin e biletave për qytetarët është një tjetër aferë e pastër korruptive që do të çojë në xhepat e Veliajt dhe ortakëve të tij rreth 6 milionë dollarë çdo vit. Edhe ky akt është i pavlefshëm sepse ai ka kaluar në Këshillin Bashkiak pa respektuar procedurën dhe afatet ligjore”, tha përfaqësuesi i PD.

Por, Bashkia pretendon se me buxhetin e saj për vitin 2016, është më i madhi për këtë institucion dhe synon të zgjidhë një sërë problemesh, si investimet në shkolla, shtrirjen e rrjetit të transportit urban në të gjithë qytetin, etj. Sipas Bashkisë, paketa e vitit 2016, ul taksat për biznesin e vogël si dhe për fermerët që punojnë tokën në pjesën rurale të qytetit.

“Fatkeqësisht, masat e guximshme të ndërmarra nga Bashkia e Tiranës u ndeshën me agresivitetin barbar të disa këshilltarëve të opozitës, të nxitur drejtpërdrejtë nga njeriu që për 4 vjet e degradoi qytetin dhe i’u fsheh si struci çdo vendimi të rëndësishëm për qytetin.

Pasi për 4 vjet nuk i dha zgjidhje as këtij problemi, e as ndonjë gjëje tjetër sepse qytetin e drejtonte nga Hollanda, tani tërbohet e nxit një gjuhë urrejtje kur sheh se zgjidhjet ishin të mundura, por Lulzim Basha s’pati kurrë guximin t’i ndërmarrë ato.

Pastrimi i qytetit, ndriçimi e zbukurimi i tij, zgjidhja e transportit urban, çerdhet e riparuara, shkollat e reja, riparimi i rrugëve e trotuareve, janë provat e paaftësisë së tij, ndaj dhe ai i sul taborët e anti-qytetarisë kundër zhvillimit të qytetit”, thotë bashkia/Dita/

Share This Article
12 Comments
  • @ e dashur redaksi e gazetes Dita

    Gezuar vitine Ri. Ju lutem me ndihmoni. Jam simpatizuese dhe komentuese e juaj, por muajt e fundit nuk e di per cfare arsye kam hyre ne te padeshiruarit dhe komentet e mia nuk dalin. Ju lutem me thoni se cfare faji kam bere qe me denoni. Jam nga te paktat qe shkruan me emer te sakte, nuk shaj dhe fyej njeri me fjale te pista, shkruaj thjesht mendimin tim ne baze te kushtetutes demokratike shqiptare qe thote se fjala dhe mendimi i njeriut eshte i lire.
    Nqs.emri im ka shkaktuar reaksion ne botuesit tuaj, me thoni si tja ve emrin komenteve te mia. por ju lutem nje emer pak me dinjitoz se pseudonimi Pichakar Bythamçeftas, eshte i zene me gjeni nje tjeter, ndoshta me te lehte qe mos me shkaktoje te vjella kur ta lexoj.
    M.Bocari

    • Bocari,

      Nuk besoj qe ka te beje me komentet e tua por me ndonje problem qe ka faqja e Dites online. Po ndodh me komentet ne pergjithesi, edhe te miat. Ketu mund te shkruash per cdo gje por me kusht qe te mos permendesh djemte e Artes dhe aferat e tyre dhe miqve te tyre. Sic ke verejtur ketu “redaktori online” nuk e ka problem” te kaloje edhe komente banale qe kane si permbajtje vec fyerje e asgje tjeter.

  • Zoti Veliaj !
    Burreria jote braz me 0, shkurt ne i themi burre “muti” me punen e vendimit te biletes se urbanit , me mire te jepje dorheqjen se ndryshe neser do te themi “hjdut me cizme”, po te kandidoje te nesermen do merrje vetem votat e Asamblese se PS-se dhe te keshillit bashkiak te Tiranes, kuptohete dhe voten e Kryeministrit dhe ZAHOS dhe familjes tende. Kaq te pa cipe jeni ?

    • JENI TERBUAR PER SUKSESET E VELIAT NE TRASFORMIMET E BASHKISE SE TIRANES GJE QE KA NXJERRE CULL BYTHACIN LULKEN TUAJ. KESHTU QE JU K A LUEJT TEPELEKU I KOKES DHE NUK DINI SE CFARE TE BENI E CFARE FLISNI. BASHKE ME SAKTIN TI HANI MUTIN VELIAJT DHE MAZHORANCES SE SOTME.

  • Vendimi per ritjen e cmimit tr biletes eshte nje vendim ne favor te hajduteve duke filluar qe nga shoqatat e spermaries se autobuzave qe vjedhin leket,nga shoferet dhe fatorinot qe vjedhin leket duke mos dhene bileten,dhe pastaj thone qe nuk mbulon dote shpenzimet dhe rruga me e lehte eshte te ritet cmimi….,shume zgjidhje e keqe….!!?? Qe kur ishte Edi Rama deshen ta ngrinin cmimin dhe nuk e realizuan, 4-vjete Luli nuk e beri ,tani na doli E.Veliaj qe ca dite me pare tha qe nuk do kete ngritje cmimi dhe argumentoj se do gjenden forma te menaxhimit e te administrimit,dhe nuk e beri po ngriti cmimin per te ndihmuar hajdutet ne kuriz te popullit…Turp dhe fatkeqesi per qytetaret,sepse bileta ka vetem nje perdorim…,po te qe se me nje bilete do udhetoje ne disa linja per njekohe prej 90 minutash atehere mund te diskutohet nje cmim i arsyeshem,Duhet rregulluar sherbimi urbane se ata sherbejne si linja funebre me furnerale,ndalojne dhe hapin dyerte vend e pa vend duke krijuar precedent per aksidente,ndalesa e vonesa pa arsye neper stacione,shofera e faturino pa edukate e pa kulture etj.

  • Fjalor rrugaçesh

    Cfare fjalori i lejojne vehtes zyrtaret e Partise Demokratike. Me kete fjalor mund te flasin vetem rrugaçet dhe jo nje parti qe aspiron te rikthehet ne pushtet. Dihet, me kohe PD-ne e kane pushtuar disa rrugaçe qe dine te nxjerrin nga goja dhe altopalantet e tyre vetem pislleqe, megjithe se problemin qe ngrenë e kane te drejtë, sipas tyre.

  • Erionka qe mbeti duke kopjuar Obamen ben mire te respektoje ligjet sepse shteti nuk behet si i do qejfi Rames por duke respektuar ligjet. Me keto vendime ai ka kryer nje sere shkeljesh dhe ishte minimumi nje padi ne prokurori. Nese del fajtor le ta fusin ne burg “tironcin” Veliaj. Vete Rama e ka thene “burgjet perse jane?”.
    ps. Ore dini gje se cfare u be me ate gjoben qesharake te karagjozit Veliaj?

  • JENI TERBUAR PER SUKSESET E VELIAT NE TRASFORMIMET E BASHKISE SE TIRANES GJE QE KA NXJERRE CULL BYTHACIN LULKEN TUAJ. KESHTU QE JU K A LUEJT TEPELEKU I KOKES DHE NUK DINI SE CFARE TE BENI E CFARE FLISNI. BASHKE ME SAKTIN TI HANI MUTIN VELIAJT DHE MAZHORANCES SE SOTME.

  • Ja kete lloji opozite e shkelmoi Enver Hoxha,pasi e dinte qe do t’a pengonte ne ndertimin e vemdit …….. Keta jane mesuar te flene me lopen..

  • Te gjitha keto taksa do na i kompensoje Mami I Erionit…ketu futen edhe semaforet e rinj(te vjetrit nuk benin nje lek)

  • Pozita duhet pak te mesohet se kur opozita kundershton nje gje,ne base ligjore,koment histerik per barbari nuk Kane vend:eshte jo vetem e drejta e tyre per te ngre keto shqetesime ligjore po edhe detyra e tyre se paret tona Jane ne loje!droni pak déri sa gjykata te vendose a kane baze légale a jo keto shqetesime se Jane bukur do pare ne loje per ne taxpaguesit!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *