Pas zgjedhjes së Gramoz Ruçit në krye të Kuvendit të Shqipërisë, të shumtë kanë qenë reagimet kundër tij. Ndonëse demokratët ishin shprehur kundër këtij propozimi, dy prej deputetëve nga radhët e tyre votuan pro Ruçit. Lidhur me këtë fakt, të shumta kanë qenë reagimet e demokratëve në “Facebook”.
Kështu, Kreshnik Çollaku, kreu i departamentit të Marrëdhënieve me Jashtë, shkruan: “Ju Dy ushtaret e Gramozit…kudo qofshi, kushdo qofshi…,nuk me përfaqësoni me !!!Skllever”. Ndërkohë, Edvin Kulluri anëtar i Këshillit Kombëtar shkruan:
“Lista e kandidateve per deputete ishte vendimi im personal”! Patjeter i dashur kryetar, ndaj 3 prej tyre votuan Rucin!!!”. Sakaq, një tjetër anëtar i Këshillit Kombëtar, Julian Deda, shkruan në faqen e tij të ‘Facebook’-ut se:
“Une e parashikova sot, qe çdo gje do legjitimohej nga opozita, qe nuk e kam idene se ke perfaqeson. Mua jo, sepse po te ishte per mua, votimi duhej te ishte bojkotuar. Nejse. Mazhoranca sot kishte 80 vota. PS 74, PSD 1, PDIU 3 dhe 2 PD. Keta dy te fundit i kane te gjitha mundesite te shtohen ne ditet ne vazhdim. Skandaloze. Urime Lul Basha, ke bere zgjedhjen e duhur. Kjo ishte lista jote e “demokrateve besnike””.
Ndërkohë, të turpshme i ka cilësuar dy votat pro, ish-deputetje Arbjola Halimi. “Ja edhe arsyeja perse i vuri ne rresht te votojne, kur kemi dale nga salla per ceshtje shume me pak delikate. Votat pro. E turpshme. Pa fjale”, tha Halimi.





Vetëm një parti fashiste mund ti vërë në rrjesht si ushtarë deputetët e popullit, qofshin të djatht qofshin të majt.Ju kështu fyeni emblemën tuaj P.Demokratike.
DEPUTETËT NUK JANË USHTARË.
Ata qe ulerine me shum ne raste te tilla ose : kane votuar vete dhe kerkojne te ngjallin me shum trazira destabilizimi :2) njohin shum mire ata qe votuan : 3) jane komplet te pa afte kontigjent njish per korrupsjon 4) shoke te Bashes ose bashkpuntorit te tij qe votuan pro Rucit qe duan te ngjallin ankth panik terroror psikologjik te deputetet e PD per ti pasur nen presion dhe kontroll absolut