PD paraqet një dokument për tenderin e “stresit” në OSHEE

Saimir Lleshi

Partia Demokratike nxori deputeten Albana Vokthi për të theksuar edhe një herë se tenderi nga OSHEE-ja iu dha djalit të deputetes Valentina Leskaj.

Ajo paraqiti një dokument që sipas opozitës vërteton tenderin e dhënë.

“6 milionë lekë në ditë për stresin e OSHEE, kësaj bande kriminale, që ka shkaktuar depresion tek qytetarët, që ka çuar në vetëflijim 4 kryefamiljarë, me arrogancën e padrejtësitë e saj”, deklaroi ajo.

Deputetja e opozitës shprehet se deputeti i Ramës që është debitor me 200 milionë lekë është i paprekshëm.

“Dhe del tani, kryehajduti i OSHEE, Ardian Çela, e thotë se kjo nuk është e vërtetë. Operatori i shpërndarjes së energjisë, formulari i njoftimit të fituesit; Ku thotë se është shpallur fituesi ABKONS  e Besnik Leskajt. Ky pra është shteti i koprruptuar i Edi Ramës, që mashtron, vjedh dhe ndan paratë e gjakut të shqiptarëve me miqtë e klientët”, shtoi ajo. /Dita/

 

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *