Partia Demokratike përcakton drejtuesit e fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 21 Qershorit, ndërsa ajo që bie në sy është zhvendosja e disa prej drejtuesve të zgjedhjeve parlamentare të 2013 në qarqe të tjera. Tirana i është besuar Aldo Bumçit dhe Myqerem Tafaj, ndërsa në mbështetje të tyre do të jenë edhe të paktën 5 deputetë të tjerë të qarkut Tiranë. Fushata në Vlorë do të drejtohet nga Arben Ristani, Sekretar i Përgjithshëm i PD-së, ndërsa për Durrësin janë ngarkuar Eduard Halimi dhe Oerd Bylykbashi. Genc Pollo do të drejtojë fushatën në Lushnje, ndërsa Arben Imami është zhvendosur drejt Shkodrës. Luçiano Bocit i është besuar Librazhdi, ndërsa Osman Metalla do të drejtojë fushatën në Sarandë.
