Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka thirrur sot në mbledhje kryesinë e partisë dhe ish-grupin parlamentar. Takimi ka nisur në orën 11:00 në selinë blu.
“Pas raportimeve për përmbushjen e detyrave për organizimin e partisë, që janë realizuar në periudhën korrik-shtator, Basha ka theksuar se tashmë partia duhet të fillojë menjëherë përgatitjet elektorale dhe për aksion politik”, thuhet në njoftimin e PD.
Pranë Partisë Demokratike do të ngrihet shtabi qëndror elektoral dhe politik, shtabe që do të shtrihen në mënyrë piramidale në të gjithë vendin.
Puna do të përqëndrohet në planin e ofrimit të zgjidhjes për qytetarët, denoncimeve për aferat korruptive dhe kriminale të Qeverisë, bashkimi i faktorëve dhe aktorëve me potencial njerëzor dhe elektoral pranë PD, si dhe hapja e partisë për njerëz me integritet profesional e moral.
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, u ka paraqitur kryetarëve të Degëve një kalendar të qartë dhe konkret pune, me përgjegjësi dhe afate të qarta.
Ndërkohë për aksionin politik, që përfshin edhe protestat është vendosur që format dhe afatet të përcaktohen në një moment të dytë për të shmangur shpërqëndrimin nga çështjet kryesore që janë aktualisht në vëmendje: fazën finale të zgjidhjes së krizës politike dhe procesi i integrimit europian.
j.l./ dita

ne Buuuuuuuuuurg putane atishqiptare
do marresh ate qe kerkon