PD përshëndet miratimin e ligjit të gjuhës shqipe në Maqedoni

Leda Hysa

 

Partia Demokratike ka përshëndetur të mërkurën miratimin e ligjit të gjuhës Shqipe nga Kuvendi i Maqedonisë.

Pas një seance ku kanë dominuar momente të shumta tensioni, Kuvendi i Maqedonisë miratoi me 64 vota ligjin e gjuhëve, çka i hap rrugë përdorimit të gjuhës shqipe në të gjitha institucionet.

Me anë të një deklarate për shtyp, Partia Demokratike tha se “ky votim është një hap përpara në krijimin e një klime të mirë bashkëjetese midis komuniteteve etnike në Republikën e Maqedonisë.”

“Partia Demokratike përshëndet faktorin politik shqiptar në Maqedoni dhe nxit e inkurajon bashkëpunimin politik mes tij për realizimin e të gjitha detyrimeve që rrjedhin nga zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit.

Partia Demokratike mbështet një Maqedoni stabile dhe të integruar në strukturat euroatlantike si interesi më i mirë i stabilitetit dhe përparimit të rajonit drejt integrimit europian dhe euroatlantik”, shkruhet në faqen zyrtare të PD-së.

l.h/ dita

Share This Article
3 Comments
  • PD-ja është përpjekur në këto tre dekada ti çajë e përçajë shqiptarët brenda e jashtë kufijve , duke u sherbyer me zell klaneve shoviniste antishqiptare sllavo -greke ! Këto janë hipokrizi që nuk i ha as më budallai . Liderët e _PD-së janë në sinkron të plotë me Gruevskin , bile janë përpjekur ta imitojnë dhe marrin si model për të rikthyer anarkinë në Shqipëri .Skenari i përgjakur i parlamentit maqedonas, e pamë të përsëritej jashtë dhe brenda parlamentit shqiptar . Këtë nuk e kanë fshehur as një herë as kryebanditi serb i Viçidolit dhe as ky kçlyshi tjetër serb , që përpiqet të trashë zërin , apo kuçka me çizme e Ilir floririt , kurse tani na shtiren si të gëzuar !
    Nuk janë aspak rastësi , lidhjet e Bashës me rusët , siç zbuluan amerikanët tani se fundi !

  • Zbullimi America ka dy vjete qe akuzohet Russia..Po nga e dine Shqiperia qe ska zzotsi me zbuluar kuvintalelet e droges qe dalin nga portet shqiptar te. shoqerure me policin.
    po Ku keni zotesi te ndiqni lobster amerikane?????Ju done me nddjek Kush I ka dhene dollaret nga diaspora.part. Si ne Koehen e enverit.me I mbush ambasadat me spine????
    Hande shqipe me fantazi.
    Ne fund te fundit cdi sheet ka agjenture.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *