PD: Pjesëmarrja në votime 15%, jo sa thotë KQZ

Edona Llukacaj

Në një dalje publike në emër të Partisë Demokratike, sekretari për çështjet zgjedhore i kësaj force politike, Ivi Kaso ka akuzuar KQZ-në se ka manipuluar pjesëmarrjen e në votimet e ditës së sotme.

Sipas tij, pjesëmarrja në votimet e ditës së sotme në rang vendi është rreth 15% dhe jo aq sa e raporton KQZ-ja.

Kaso ka paralajmëruar KQZ-në se  do mbajë përgjegjësi ligjore për abuzimet me pjesëmarrjen fiktive, duke theksuar: “Në rang vendi kanë votuar vetëm 15% dhe jo aq sa thotë KQZ e paligjshme, me katër anëtarë. Që nga votuesit që votojnë disa herë, tek komisionet e votimit me një anëtrarë, tek kërcënimet ndaj votuese e deri tek mbushja efektive e kutive. Paniku e ka shtyrë Ramën drejt manipulimit flagrant ët numrit të votuesve. Por kjo nuk e shpëton nga ajo që e dinë të gjithë: Shqiptarët e kanë refuzuar”.

e.ll./dita

Share This Article
2 Comments
  • Luli e mona, ndihmuar edhe nga likja nuk kane arritur ti numeroje te gjithe votuesit (“maskarenj”), kane shkuar te votojne fshehurazi, pa njoftuar me pare demokratet dhe lesh e listat per votimin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *