PD: Projekt i sheshit “Skënderbej”, i pavlerë

Elton Tafaruci

Partia Demokratike e ka cilësuar një investim të pavlerë projektin e nisur nga Bashkia e Tiranës në sheshin “Skënderbej”.

Këshilltarët e djathtë thonë se nisja e punimeve njëherazi ka shkaktuar dhe një kaos në trafik.

Projekti për sheshin “Skëndërbej” parashikon kthimin e tij në një hapësirë totalisht dedikuar këmbësorëve me gurë dekorativ nga mbarë vendi dhe ku 50% e sipërfaqes do të jetë e gjelbëruar.

Punimet pritet të përfundojnë në muajin Qershor të vitit të ardhshëm. Si pasojë e punimeve që po kryhen, Bashkia ka devijuar edhe lëvizjen e automjeteve në qendër./Tv Klan

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *