Partia Demokratike ka deklaruar se Prokuroria e Tiranës ka dhjetë ditë që hesht, pasi shpalli vetëvrasjen e shoferit të Xhafajt që në ditën e parë.
Në deklaratën e saj thuhet po ndiqet e njëjta taktikë që Rama dhe Xhafaj përdorën me audioregjistrimin e pazareve të drogës së Agron Xhafajt.
“Ata e shpallën videon false brenda pak orësh dhe që atëherë janë zhdukur. Bllokimi i hetimeve për vrasjen e shoferit të Fatmir Xhafajt vërteton përfundimisht se i gjithë sistemi i Prokurorisë kontrollohet nga Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj”, vijohet të thuhet më tej.
Partia Demokratike e cilëson Prokurorinë e Përgjithshme, Prokurorinë e Krimeve të Rënda, Prokurorinë e Tiranës dhe Prokurorinë e Durrësit si instrumenta të Ramës, që i përdor për të mbrojtur krimin në qeveri.
“Që pas emërimit të Arta Markut, e cila ndryshoi të gjithë drejtuesit e sistemit të Prokurorisë, janë bllokuar dhe zvarritur të gjitha hetimet e rëndësishme kundër krimit, drogës dhe korrupsionit. Pa çlirimin e Prokurorisë nga kthetrat e Edi Ramës nuk do ketë drejtësi të vërtetë në vend”, shtohet në deklaratën e PD-së.
s.a/dita

Tani nje pyetje kam une. Kta qe na bejn si dashnor te cdo kauze. Me kete “kauz” ca lidhje kane?????
Po si mund te flasi kryeprokurorja kur ka prokuror qe po ndjekin hetimet dhe per me teper hetimet nuk jane mbyllur ende. Ca jane keta idiot mor aman.
Kta nuk dine as procedure penale as kod penal asgje. Kta lepirsa dine vetem te lexojn cfare ju jep berisha
Nje tufe budallenjsh, qe thone: “merruni seriozisht me ato qe themi ne”! Keta jane shqupistet anes se Lanes, si e ëma e Zeqos ne maje te thanes!
Si ka mundesi qe pd kerkon te dije se cfare po behet me ceshtjen penale ne hetim, apo i duhet qe te njoftoje kriminelet e hajdutet qe ti largohen hetimit, sic ka bere gjithmone. Me sa duket edhe prokuroret kane filluar te mendojne se nxjerrja e sekretit hetimor perben krim.
ATEHERE ME THUAJ hazis,nich,albi,ceni,hysa CFARE DUHET TE THONE?
KUR I PI KAFEN E MENGJEZIT APO KU DO I KALOSH PUSHIMET.
BEHENI SI KOPETENTE.
ME THONI JU SA LIGJE JAN SHKELUR ME GERON XHAFEN KUR IKU NE ITALI…..