PD: Protesta kudo ku shkel Edi Rama

Edona Llukacaj

Protesta e nëntë e opozitës së bashkuar, që u mbajt këtë të premte zgjati rreth 140 minuta dhe nuk u shënuan incidente.  Në mbyllje të protestës, nga shkallët e selisë blu, kryetari i PD-së, Lulzim Basha tha se do të ishin të bashkuar çdo ditë në vijim, çfarë bëri të qartë se një formë proteste do të ishte e përditshme.

Në fakt, në mbledhjen që u zhvillua pas mbylljes së protestës me ish-deputetët e PD-së dhe kryetarë të bashkive në selinë blu, Basha kërkoi mobilizim maksimal.

Është kërkuar mobilizim nga aleanca qytetare dhe është deklaruar se do të ketë protesta kudo ku shkel Edi Rama. Ndërsa, kryetarët e bashkive do kërkojnë revokimin e listave të zgjedhësve, të hënën.

Gjithashtu bëhet me dije se Partia Demokratike është në pritje të zgjedhjeve të parakohshme. Në fakt,mësohet se ndër të tjera Basha tha: “Zgjedhje me 30 qershor nuk do të ketë. Janë të pa pranueshme për çdo partner nga më i madhi deri në Luksemburg. Gjithçka kemi bërë është të zbulojmë që ka një palë politike që është e virtutyshme, e gatshme për qeverisjen e vendit e stabilitetin rajonal. Jemi në metrat e fundit të finishit të kësaj beteje. Nuk është ky fundi. Na duhen zgjedhjet e ndershme pa Edi Ramën.

Kemi mbështetjen popullore të qytetarëve shqiptarë që janë të pazëvendësueshëm si për fitoren e kësaj beteje edhe të asaj të zgjedhjeve të lira e të ndershme. Besimi i qytetarëve nga akti i sotëm është në kuotat maksimale. Kemi konfirmuar sonte një mbështetje të pamenduar nga më optimistët, që na nxjerrin 54-60 përqind. Çdokush që mendon se duhet të sakrifikojmë kauzën për hir të disa kapsollave dhe rënies pre e provokimeve, është dritëshkurtër”.

e.ll./dita

Share This Article
8 Comments
  • Mos harroni ti beni si ka thanun Amerkani, sepse ndryshte do te klasifikoheni terrorist.

    Me qetesi e dashuri beni sa te doni…

  • Dy jane rruget ;

    O do kesh ide per te krijuar dhe vepruar, ose do ruash te tjeret pas si qen gjahu nga vene e cfare bejne.

    Luli ngaqe eshte dallkauk dhe pa ide ben qenin e gjahut. Ndjek pas Ramen.

    • Bukur, do shtoja vetëm që qeni zakonisht ndjek erën e mu… Pra Rama dhjet dhe ky i mer pas erën. Kaq di të bëj

  • Aleanca qytetare shqup-se dhe lesh-e-liste, e
    lajtmotivit “presim qe t’i bien bolet dashit” ,paska shkuar .
    54%-60%
    Jane te pameshirshem ne talljen me mbeshtetsit e tyre.

  • Te bredhesh nga mbrapa si dhelpra mbas koqeve te dashit i thone kesaj ideje ! Hashiqamilnaja dumbaben !!!

  • Nuk mund te jene protesta . Ato jane perpelitjet e krimit , duke u perpjekur te ruaje bythen e gjakosur !

  • Keta votues nuk kane,
    por protestues kane.
    Keta zjarrfikes nuk kane
    por zjarrvenes kane.
    Priti Rama gjithe kto pluma
    se ty vete te hengri suma.,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *