PD: Protesta në të gjithë vendin për të rrëzuar qeverinë

Ornela

Në një prononcim për mediat, nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka tha se Këshilli Kombëtar vendosi këtë të shtunë që strukturat drejtuese do të merren me organizimin e protestave në mbarë vendin, me qëllim rrëzimin e qeverisë.

“Pati një vendimmarrje mjaft të rëndësishme politike. Pas bisedimeve që pati opozita menjëherë pas asaj që ndodhi në parlament, sot Këshillit Kombëtar iu kërkua të vendosë për qëndrimin politik që do të mbajë PD dhe Këshilli ngarkoi strukturat drejtuese të PD që të merren me organizmin e protestave në mbarë vendin me një qëllim të vetëm: rrëzimin e qeverisë dhe të Edi Ramës”.

Paloka tha se Këshilli vendosi gjithashtu për ngritjen e një qeverie tranzitore që do të ketë si qëllim organizimin e zgjedhjeve.

“Gjithashtu Këshilli mori vendim politik, që si zgjidhje politike pas rrëzimit të qeverisë Rama, një qeveri tranzitore, kalimtare, që të merret me organizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Kjo do të jetë rruga që do të ndjekë Partia Demokratike”, tha Paloka, i cili u shpreh i bindur se kësaj rruge do t’i bashkohet e gjithë opozita shqiptare.

o.j/dita

Share This Article
7 Comments
  • Rrezimi i Edi Rames do te shkonte ne favor te Partise Socialiste; por per fat te keq, po qe se iniciativen e marrin hajdutet, kriminelet dhe shitesit e atdheut, me Karaxhicin ne krye, Rama jeton edhe nje mije vjet si faraon ne Shqiperi.

  • Derisa te jeni ju ne opozite,
    hajdute,korruptuar,degjenerata te provuar,
    Rama nuk largohet nga pushteti.
    Populli zgjedh te keqen me te vogel.
    Kurse ju jeni e keqja me e madhe dhe absotute.

    • Paloqe i shkofshi prapa Nafije Dybeku apo hijene se jeni bere për tu mëshiruar si pd, keni mbetur akoma tek Muli Geringu gangsteri i Pd, dhe Strazua me patllake

  • Ju kujtoni se populli ha bar ! Kush eshte ai shkerdhate qe ju voton juve themeluesit e krimit ne Shqiperi, Kush ju shkon nga mbrapa juve qe deri dje ishit bythgrisur sot kene bere miliona, duke vjedhur popullin ! Duhet te jesh nje budalla me me bri te votosh zoterine tende !
    Si mund te ngresh popullin ti ?!!! Populli do te ngrihet po, po, dhe do tju fus ju te gjithe ne nje KAZAN te madh te mbushur me PLERA dhe do tju coj ne Sharre PARTINE DEMOKRATIKE !
    Nuk duhet te kete vota per POLITIKANET E TRANZICIONIT 30 VJECAR ! Jo me ! Jo me !
    Jo vota o popull mos votoni keta dhe mos u shkoni nga mbrapa !
    Ka Shqiperia njerez te tjere qe do te krijojne PARTI te REJA !
    JU E VARROSET DEMOKRACINE NE SHQIPERI !
    POPULL SHQIPTAR- MOS U GENJENI ME NGA KETO FYTYRA !
    DO TE JETE RRENIMI ME I MADH I JUAJI !
    Duhet RILINDJE E RE E PARTIVE TE REJA !

  • Gjithe opozita aktuale, edhe pse nuk jeni e tera, keni besimin e sovranit me pak se PS me mbi 51% e vetme.Mos folni ne emre te popullit,sepse populli, mesuesi yne I madh, nuk ju dha besimin t’i sherbeni ju.

  • Rama eshte si kolera , duhet te largohet nje ore e me pare!!!!!! Vetem hajdutet e trushpelaret nuk e duan nje gje te tille!!!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *