Dy forcat kryesore politike kanë ngritur grupe pune për të arritur një marrëveshje që do të mundësojë kthimin e PD-së në Kuvend.
Partia Socialiste përfaqësohet në këto negociata nga Valentina Leskaj, Ben Blushi dhe Taulant Balla, ndërsa demokratët nga Aldo Bumçi dhe Majlinda Bregu.
Ky është takimi i parë mes përfaqësuesve të dy partive më të mëdha parlamentare që pas nisjes së një bojkoti nga Partia Demokratike rreth 6 muaj më parë.
Në 22 dhjetor, Tiranën pritet që ta vizitojnë edhe dy mediatorë të Parlamentit Europian, Eduard Kukan dhe Knut Fleckenstein.
Partia Demokratike krahas kërkesave për ngritjen e dy Komisioneve Hetimor, që tashmë janë votuar nga Kuvendi, ka kërkuar gjithashtu edhe miratimin e një ligji për dekriminalizimin e politikës.
Pritet që palët të arrijnë një marrëveshje për rikthimin e PD-së në Kuvend brenda sesionit parlamentar që mbyll punimet më 24 Dhjetor.
Reagimet e palëve:
Në një kohë që në media qarkullon lajmi se janë ngritur dy grupe negociatore për të biseduar rreth arritjes së një marrëveshjeve për rikthimin e opozitës në Kuvend, kjo e fundit mohon që të ketë negociata.
Deputeti demokrat Aldo Bumçi thotë se nuk ka nisur asnjë negociatë mes Partisë Socialiste dhe asaj Demokrate për rikthimin e opozitës në Kuvend. Sipas tij, deputetët e PS-së dhe të PD-së zhvilluan një darkë pune me zyrtarë të DASH-it.
“Keqardhje për dezinformimin. Jemi të ftuar në një darkë me zyrtarë të lartë të Departamentit Amerikan i Shtetit. Nuk kemi dijeni për asnjë negociatë”, tha Bumçi.
Deputetët e dy forcave politike kanë qenë pjesëmarrës në darkën e organizuar nga ambasadori amerikan, me rastin e vizitës së drejtorit të Departamentit Amerikan të Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Thomas K. Yazgerdi.
Të pranishëm në takim nga PD ishin deputetët Aldo Bumçi dhe Majlinda Bregu, dhe nga PS deputetët, Taulant Balla, Valentina Leskaj e Ben Blushi. Mësohet se darka ka nisur rreth orës 19:00, ndërsa ende nuk dihet nëse është folur rreth marrëveshjes që pritet të ndodh këtë javë.
Ndërsa deputeti socialist, Taulant Balla, tha se është diskutuar për situatën politike.
“Takuam zyrtarin amerikan. Folëm për marrëdhëniet SHBA-Shqipëri, dhe situatën politike në Shqipëri”, u shpreh Balla.

Ceta-Veriore PD (maloke dhe provinciale veriore)
te pa bese qe i tremben “Dosjevet” dhe “Arrestimit”
pasi kjo Cete-Verioresh ka njerez me shume spiuna dhe kriminele.
Ceta-Veriore PD do dali perseri nga kuvendi sepse do te bllokojne kalimin e ligjeve per reformimin e Drejtesine e Vertete.
Po paske kene spiune o Mark uk ?
Po çka po shane o Mark uk ? Veriun e shqipnise .
Po PD solli demokracine o Mark uk ,
çka po done ti Komunistat ?
Nuk mujta me te Njoft , Ti me ke Thane se ke voto per PD,
E TASH po me del qe qeke bo Moçalor ,
Na ke marru Ne , e Krejt malsine .