Dërguar me SMS
në numrin e redaksisë
E nderuara DITA! I nderuari Thano! Për vdekjen e të ndjerit Olldashi, Berisha dhe PD-ja, por edhe Prokuroria thanë se ishte aksident, por askush, as më naivi nuk e besoi. Pyes Bashën dhe njeriun që ka mbjellë vetëm fatkeqësi në këtë vend: nëse ishte aksident vdekja e Olldashit, përse nuk mbajtët as një minutë heshtje dhe nuk u tha asnjë fjalë për të në Kuvendin më të madh që ka bërë PD-ja ndër vite? Këtu dy gjëra janë, ose e keni eliminuar siç keni bërë me të tjerë, ose ishte aksident dhe i duhej bërë nderimi që meritonte si nr.2 në PD, tjetër shpjegim nuk ka. Me konsideratë nga Ismaili, F.Krujë.
