Partia Demokratike ka shpërndarë përsëri një video në faqen e saj në Facebook, ku denoncon dhunën që u përdor në protestën e 8 janarit, pavarësisht pretendimeve të Sali Berishës dhe Flamur Nokës që e quajnë një protestë paqësore.
PD akuzon Berishën si iseatori dhe urdhëruesi i dhunës dhe terrorit i cili kërkonte që mbi gjakun e demokratëve të negocionte “non grata-n” e tij.
“Vetëm një njeri në hall të madh mund të mashtrojë hapur shqiptarët për dhunën dhe terrorin e ushtruar kundër PD.
Sali Berisha ishte ideatori dhe urdhëruesi i dhunës dhe terrorit. Sali Berisha kërkonte që mbi gjakun e demokratëve të negocionte “non grata-n” e tij. Njësoj si ai, edhe ndihmësit e tij të sulmit përpiqen të mohojnë dhunën që e pa gjithë bota. Demokratët e kuptuan dhe u shkëputën përgjithmonë nga ata që e kanë përdorur dhunën si mjet politik! Ne kemi zgjedhur të ardhmen”, shkruan PD-ja.
a.m/dita

Berisha ka aleat Presidentin Meta, i cili ka ne dore mekanizmat e fshehta te Drejtesise ne Shqiperi. Peshku hahet pjese-pjese, Lulzim Basha do te haje 3 peshq pernjehere!?