Partia Demokratike tha se është e shqetësuar për alarmin e dhënë nga Italia, për drogën që mbërrin nga Shqipëria. Sipas deputetit Aldo Bumçi, rikthimi i vendit tonë në listën e zezë të tranzitit të lëndës narkotike prish imazhin, ndërsa opozita, tha ai, ka denoncuar këto muaj faktin se në poste kyçe të policisë janë vendosur njerëz të lidhur me krimin dhe trafikun e drogës. “Ja çfarë ndodh në Itali, tani nuk e themi vetëm ne, por policia e Republikës italiane jep alarmin ‘SOS’. Policia e shtetit fqinj thotë se droga e Shqipërisë ka vërshuar me tonelata në brigjet e Italisë. Ky shqetësim vjen nga Italia fqinje, vendi që ishte avokatja më e fuqishme për Shqipërinë, sa i përket liberalizimit të vizave. Ky është një lajm shumë i keq për Shqipërinë dhe e kthen vendin tonë në listën e zezë të tranzitimit të drogës. U deshën shumë vite punë në kohën e qeverisjes së Partisë Demokratike, për të hequr Shqipërinë nga lista e zezë e drogës. U deshën pak muaj të qeverisjes së Edi Ramës, për ta rikthyer Shqipërinë në ditët e saj më të errëta të tranzitimit të lëndëve narkotike, çfarë dëmton rëndë imazhin e vendit tonë”, u shpreh Bumçi.
pse flisni kot o popull o pd-ja se qeveria po ben nje pune shume te mire, ata qe e cuan shqiperine ne kte pike jeni ju dhe vetem ju
kta skane cbejne dhe bejne protesta kot me kot si me e alarmu popullin
PROTESTA ME E MIRE ESHTE QE TE MOS MERRNI PJESE NE PROTESTE!
Vetem nje mendje e semure per pushtet thote se i gjithe programi i nje partie ,kur vjen ne pushtet u realizoka per 4 muaj? PO KAQ BUDALLENJ JEMI NE SA T’I BESOJME NJE MASHTRUESI 70 VJECAR ? Ne po dalim me te semure nga keta . Po perseri duhet besuar ky Bumci? Po nuk e pam per 8 vjet se c’bene? U ngeli goja vetem liberalizim vizash dhe NATO. Kur qenkerka kaq i keq e paska kryer gjithe keto veprime.pse nuk e arrestuan Edi Ramen? A DUHEN BESUAR KETA SE ilir meta eshte i lik? KUR U BE I LIK ,PER 4 MUAJ?! Po kur thonim ne se ILIRI eshte i lik,ju pse e mbronit? Pse nuk e shanit? O shtetar qesharak,qe na bet shtet qeshark,sa kane filluar bota te thone se me te vertet shqiptaret jane me bisht, d.m.th. jemi akoma ne mesjete !