PD: Qeveria “show mediatik” me legalizimet

Dita

Partia Demokratike e cilëson “show mediatik” shpërndarjen e 1 mijë tapive për banorët e Durrësit nga kryeministri Edi Rama.

Koordinatorja e PD-së për mediat në PD, Silvi Bardhi,  akuzoi kreun e qeverisë se po mban peng çertifikatat e legalizimeve të bëra gati nga qeveria e kaluar.

“Edi Rama ndau sot para mediave tapi të përgatitura nga administrata e mëparshme. Prej më shumë se 1 viti ALUIZNI i tij nuk ka përgatitur asnjë dosje të re, por mban peng praktika të vjetra. Sa më shoë të bëjë Rama, aq më shumë dalin në pah mashtrimet e tij. Legalizim falas nuk ka pasur dhe nuk do të ketë. Kryemashtrimi i fushatës elektorale ishte ndër të parët që u braktis nga Rama sapo erdhi në pushtet”, tha Bardhi.

Share This Article
1 Comment
  • cfare kerkon moj zonjushe se je ezgjuar po ti mbajme sa te vije pd ne pushtet po skeni perte mare me vota kete fshiheni nga mendja pas 16 vite pd do jete kandidate shpresojme prandaj mos flini me hendra se do perfitoni vende pune zonja dhe zoterinj pd se

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *