PD: Rama e bëri tapinë e legalizimit 2 herë më të shtrenjtë

redaktor

Partia Demokratike e sulmoi Kryeministrin Edi Rama duke e akuzuar se ka dyfishuar pagesën për familjet që kërkojnë legalizimin e banesave.

“Që Edi Rama mashtroi me kartën e legalizimeve falas në fushatë, kjo u pa shpejt, sepse e deklaruan tellallët e tij sapo erdhën në zyrë. Por që tapia do të kushtojë të paktën 2 herë më shtrenjtë, kjo u mor vesh dje, në një ceremoni të Edi Ramës me regji qendrore”, u shpreh zëdhënësja Silvi Bardhi.

Në vlerësimin e saj, Edi Rama ka vendosur uljen e përdorimit të letrave me vlerë në procesin e legalizimit, nga 70 për qind që ishte më parë, në 30 për qind. Pra, vijoi ajo, qytetarët  do të paguajnë me para në dorë, të paktën dy herë më shumë se sa në kohën e qeverisjes së Partisë Demokratike.

“Kjo është e reja e Edi Ramës me legalizimet. U bënë më shumë se 6 muaj, që Edi Rama dhe lamja i tij, rrotullohen duke menduar një zgjidhje për mashtrimin e legalizimeve falas. Vendimi i parë që morën ishte bllokimi i procesit. Ka më shumë se 6 muaj që ALUIZNI nuk bën asgjë. Madje tapitë që dha dje Edi Rama me regji qendrore, janë tapitë e përgatitura nga administrata e qeverisë së mëparshme që ai i mallkonte dhe i baltoste çdo ditë kur ishte kryetar bashkie, dhe kur mbajti të bllokuara për vite me radhë mbi 6 mijë dosje legalizimi, për interesat e veta klienteliste”, nënvizoi Bardhi.

Partia Demokratike thotë se Edi Rama vetëm është tallur me legalizimet dhe qytetarët që kanë pasur nevojë për këtë shërbim, dhe vazhdon të tallet edhe sot.

“Prej 6 muajsh, Edi Rama nuk ka përgatitur as edhe një tapi të vetme. Nuk ka përgatitur as edhe një dosje legalizimi. Gënjen dhe mashtron, dhe sërish me regji qendrore.  Nuk ka legalizim falas. Tapia e legalizimit do të kushtojë 2 herë më shtrenjtë se më parë”, u shpreh Bardhi.

Share This Article
7 Comments
      • Rama e Tha qarte:

        Ka shumë familje në zonat informale, se ne këtë proces e kemi të përqendruar tek zonat infomale, që të jemi të qartë, jo tek ata që kanë ndërtuar një shtëpi pa leje në qendër të Tiranës. Ai është një trajtim tjetër. Në zonat informate kanë shumë familje që janë në vështirësi ekonomike. Familje që jetojnë me ndihmë ekonomike apo familje që s’kanë mundësi të paguajnë. Edhe për këto familje do të ketë trajtim të posaçëm. Do t’jua shpjegoj më pas sesi do trajtohen në mënyrë të posaçme. Nuk do të trajtohen njësoj, sepse ne duam ta mbyllim këtë proces, nuk duam ta mbajmë zvarrë. Ne duam që kushdo që ka ndërtuar një shtëpi dhe shtëpia legalizohet, sepse nuk është e ndërtuar kuturu, diku që zë rrugën, por është diku në një lagje infomale, në një zonë informale dhe është e legalizueshme, ne duam që të mbyllim procesin dhe të japim në dorë letrat. Sesi do të ndodhë kjo për kategori të ndryshme, pak do t’a shpjegoj unë sot, por ju do ta lexoni dhe do ta kuptoni shumë qartë tek ndryshimet e reja. Sepse siç jua thashë, siç e dini ju dhe e di dhe unë, ata që janë marrë me këtë proces, dhe në çdo familje dikush është marrë me këtë proces, janë juristët më të mirë të legalizimeve në Shqipëri. Kështu që e kuptoni vetë nga ligji.

    • Rama tha:

      Vazhdojmë tani me legalizimin konkret të banesave, kur trualli nuk është i yti;

      E para, qytetari mund të paguajë faturën me letra me vlerë, 30-50 %. Kjo praktikisht e ul detyrimin 20 %.

      E dyta, nëse qytetari do që ta paguajë detyrimin të gjithë menjëherë, do t’ia ulim edhe 20% të tjera. Praktikisht shkon në gjysmën e çmimit fillestar.

      Familjet që janë në skemën ndihmës ekonomike do të përfitojnë përgjysmim të drejtpërdrejtë të detyrimit, nga 30-50%, sipas rastit, sepse na duhet të bëjmë edhe pastrimin e të gjithë skemës. Se nuk mund të pranojmë të quhen skemë ndihme ekonomike, familje që kanë 2 vetura.

      Ndërsa familjet që kanë pjesëtarë paraplegjikë ose tetraplegjikë, nuk janë pak, nuk do të paguajnë asgjë, edhe kur nuk janë në tokën e tyre. Këtë pjesë do ta marrë përsipër plotësisht shteti.

  • po pse genjen moj zonje? nuk eshte e verete ju po shpifni, te gjithe e pane dje me syte e tyre. po sigurisht ne 8 vite ju u keni bere atyre nje torture e keni marre para nga tre a kater here dhe prap legalizimin sja keni bere. qeveria po funksionon ky ehste problemi juaj

  • ne kohen e pd qytetaret kane paguar po hicgje skan marre, te pakten keta marrin por edhe te japin. jua futi rilindja ndaj beni keshtu, jeni bere si majmuna te shumtuar qe imitoni njeri tjetrin. te reajte rames te vjen keq ty por vec te mira jane , ka probleme dhe do te ket ama legalizimet i tha dhe i beri.

  • po mir oo ju ku ishit ne 8 vite? si nuk legalizuat nje shtepi te pakten? apo ju mbushte xhepin e sjua ndjehu per popullin, e na beni tani si te shqetesuar per ne. proceduart e lehalizimit jane ne rregull, un jem vete per shtepin time ne kete proces dhe sigurisht kam dy shtepi dhe nje do ta paguaj. po te pakten paguaj qe te kem shtepin time, por toka nuk eshte eimja dhe un i kam borxh sheteti. ligjin e doni por nuk e zbatoni ju te pd

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *