PD: Rama është arratisur drejt Vlorës

redaktor

Partia Demokratike akuzoi sot kreun e PS-së, Edi Rama, se është arratisur drejt Vlorës, për të shmangur dhe evituar ballafaqimin nga historiku i dështimeve në Tiranë.

“Ne e dimë se ai, sipas platformës së tij: “ akuzo, moho, trillo – ç’të mundesh!!” do të vazhdojë të sajojë edhe më shumë shpifje nga salloni mavi. E dimë se ai do të mundohet të minimizojë zhvillimin e vërtetë që prekin qytetarët në jetën e përditshme, në sajë të përkushtimit tonë. Këtë e dinë edhe qytetarët! Qytetarët e dinë se ne kemi ndërtuar dhe rikonstruktuar rrugë në të gjithë Vlorën. Kemi përgjysmuar distancën kohore nga Vlora në Tiranë: rrugë si ajo Vlorë – Fier, Vlorë – Levan , Levan – Tepelenë, Kote-Sevaster-Kalivac, Sarande – Konispol-Delvinë, Rruga Sarandë-Pllakë-Xarrë pa harruar edhe ndërtimin e Tunelit të Vlorës”, u shpreh zëdhënësja e PD-së, Laura Vorpsi.

“Qytetarët e dinë se kanë përfituar ndihmë financiare 4.173 fermerë për të mbjellë ullishte, sera dhe mbështetje për përmirësimin e sistemit vaditës. Qytetarët e dinë se kemi ndërtuar dhe rikonstruktuar 50 shkolla, duke futur edhe shkollën e re të Lagjes 24 Maji në Vlorë, konviktin për shkollën e mesme në qytetin e Sarandës, shkollën e ciklit të ulët dhe kopshtin në Bamatat në Bashkinë e Delvinës. Gjithashtu kemi rikonstruktuar edhe Universitetin e Vlorës. Qytetarët e dinë që kemi zgjeruar Spitalin e Sarandës dhe kemi ndërtuar dhe rikonstruktuar qendra shëndetësore në Gërnec, kemi ndërtuar ambulancën e re në Ksamil dhe Ciflik, kemi rikonstruktuar qëndrën shëndetësore në Vllahinë dhe Sevaster. Qytetarët e dinë se kemi përmirësuar furnizimin me ujë falë Ujësjellësit të Vlorës. Dhe qytetarët e dinë që Ne kemi nxitur dhe investuar në projekte madhore si: Hidrocentrali i Sasaj, Petroliferia në Vlorë dhe përmirësimet që janë bërë në Portin e Vlorës. Janë hapur mbi 6.500 biznese të reja në Vlorë falë taksës së sheshtë 10% dhe turizmi është rritur si rezultat i projekteve të restaurimit të Manastirit 40 Shenjtorët, ndërtimi i Sheshit të Flamurit, dhe rikonstruksioni i Muzeut të Pavarësisë. Këto janë vetëm disa nga gjërat që kemi bërë për të përmirësuar jetën e qytetarëve”, theksoi Vorpsi.

Por, vijon deklarata e PD-së, “Edi Rama, vetëm akuzon dhe mohon çdo njërin nga këto projekte. Në fakt, Rama postoi në blogun e tij dy ditë më parë, se e kish marrë malli për Vlorën e kohës së Enverit, sepse Edi Rama kërkon të na kthejë mbrapa. Ai ka bllokuar zhvillimin dhe progresin me bojkote, me greva urie dhe protesta të dhunshme”.

“Ky është historiku i Edi Ramës, kjo është alternativa që ofron. Dhe ndoshta kjo është arsyeja pse Edi Rama po fshihet brenda, ne pallatin e sportit këto dite plot diell për të paraqitur modelin Kokëdhima-Rama pasi ai e din se me Koçon ju fik fushata dhe alternativa që ofron nuk mund të mbushë sheshet me njerëz. Me 23 Qershor, ne e dimë se qytetarët e Vlorës do të zgjedhin të ecin përpara!”, përfundoi zëdhënësja e PD-së Laura Vorpsi.

Share This Article
7 Comments
  • Moj tyrlyfyçke qe kakarit per nje plak shtrigan dhe mjeran; mesoje mire. Edi Rama eshte nip ne Vlore. Ai shefi yt çdo dite i permend dajen koleka… Nena e tij eshte rritur ne Vlore, dhe ai kandidon ne qytetin e nenes se tij. pe Berisha pse nuk kandidon ne qytetin e sheqeres se tij?

  • Te lumte goja ty, moj Laurima/qe kendon fatin Rama-Kokedhima/kendoje siç te thote Salariu/ se laraskat i do shume i ziu/kukuvajkat i ben ministre/ i terheq vete prej kapistre/jqe te leviziin para-prapa/ne pyllin mbushur me shkarpa/ te kendojne kengen e vjeter/ Rrofte padroni qe ka vdekur!

  • Laura nuk te beson me njeri mos u sforco kot,mashtrimet tuaja kan mbaruar,koha juaj ka skaduar.ju si by…. Lepirse qe je duhet te ishe treguar e zgjuar te kaloje majtas,ti e shikon qe pd po humbet,kete here e humbe rastin per lepirje ,megithese do shohim se ti se ke problem te lepish edhe majtas edhe djathtas dhe ne qender se je talente

  • Moj Laurima fort po te kruhet/ sepse ai dhemebekrimburi ty te duhet/te ka premtuar te besh kariere/ne stanin e tij fshehur nen ferre/ ai komunisti i fundit me tesere/ qe ishte ujk dhe u be derr..Ai eshte vetem nje ulerites/ vrases, vjedhes,fyes, shpifes/vene pas tij gjithe funderrinat/ sahanlepiresit dhe kakarinat.Dhembekrimburit tuaj i jeni shitur/per te genjyer, per te shpifur/qe atij t’ia rrisni vlerat/ qe i ka marre maleve ne shpellat.

  • pse te ka mare malli.mos u merzit do kthehet rambua mbas 23 qershorit e do te beje gjimnastike me te reja si ty qe udhehiqesh nga nje tru ckulur kure nuk behet ai vend. po te kene te gjithe te rejat mendjen tende mjere ky vend .ti je vetem nje tellall

  • Juve ju ehte arratisur mendja, nuk ja vlen te merresh.Shpellari nuk mund te sjell qyteterim.pyet edhe te jatin e veshzgjaturit se ai e ka percaktuar drejt shpellar.

  • Ne se eshte nip Vlore babajn e ka mistrec Berati.Nje fjal e urte thote: Prej nga je,prej nga ke gruen.Po ky qe eshte martuer 5 her nga mund ti themi se eshte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *