Partia Demokratike ka akuzuar kreun e partisë Socialiste Edi Rama se po prezanton kandidatë për deputet të lidhur me biznesin e pisët dhe krimin. Në një deklaratë për mediat, deputeti i PS-së Gerti Bogdani, tha se prej një muaji Rama prezanton para shqiptarëve “fytyrën” që dëshiron ai të ketë grupi parlamentar socialist, teksa shtoi se kjo praktikë është përdorur prej tij edhe para pak vitesh.
Ka mbi një muaj që zoti Rama kandidon në media kandidatët që e kanë kapur. E kanë kapur me para, e kanë kapur me afera, e kanë kapur me dosje penale, e kanë kapur me shërbime politike. Nuk duhet shumë të gërmosh për të ilustruar me fakte, këtë. Këtë periudhë Kuvendi ka qenë në periudhë shqyrtimi për deputetin Fidel Ylli, dhe shumë shpejt kanë dalë në dritë, skema që Fideli i partisë ka përdorur për të anashkaluar ligjin për të kamufluar bizneset, dhe pse jo për të pastruar para. Pra se zoti Rama dhe zoti Fidel para se të kërkojnë votën shqiptarëve do ishte mirë të sqaronin këto pika: Cfarë domethënie ligjore kanë kontratat e shumta me të cilat Fidel Ylli ka dhuruar aksione në kompanitë e përbashkëta me deputeten Valentina Leskaj dhe ka marrë dhurata dhe apartamente pafund nga deputetetja përvecse për të mos paguar taksa në shtetin shqiptar. Cfarë domethënie ligjore ka mosdeklarimi i kompanisë ‘Trust Investment Group’, në deklaratën vjetore të vitit 2009, përvecse fshehje pasurie. Cfarë domethënie ligjore ka aktiviteti i kësaj kompanie vetëm me blerje pasurish të paluajtshme, në shuma të mëdha, pa prodhuar asgjë, pa ndërtuar asgjë, pa shitur asgjë, përvecse ngritjen në këmbë të mekanizmit të pastrimit të parave. Cfarë domethënie ligjore ka dalja e kompanisë në fjalë dhe rifutja e saj në treg me harkun kohor prej dy viteve, përvecse qëllimit për të pastruar para në mënyrë ilegale,. Së fundi nëse praktika e biznesit të rilindasit të Fidel Yllit, të zotit Rama, është vetëm ajo e fshehjes së pasurive dhe mosdeklarimit të tyre, mospagimit të taksave dhe pastrimit të parave atëherë mandatin e deputetit Rama dhe Fideli mos vallë e duan të legjitimojnë biznesin e pisët dhe ta kthejnë në ligj”, përfundoi deklaratën për media Bogdani.

Great site, dude!